E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes kreu i Kishes Ortodokse greke, Kristodulos

Kreu i Kishes Ortodokse Greke, Peshkopi Kristodulos vdiq pas nje lufte me kancerin ne melci. Zyrtaret e Kishes thane se Peshkopi vdiq dje ne oret e para te mengjesit ne Athine, disa muaj pasi kishte pritur per transplantimin e melcise ne Shtetet e Bashkuara dhe nje nderhyrjeje kirugjikale te pasuksesshme. Ai ishte 69 vjec. Qeveria greke shpalli tri dite zie kombetare. Kryeministri grek Kostas Karmanlis e vleresoi Peshkopin per punen e tij per ta afruar Kishen me publikun. Kristodulos u zgjodh Peshkop ne vitin 1998 dhe ai admirohej se tepermi nga greket, pavaresisht se kishte krijuar pakenaqesi tek te dyja krahet e kishes, si tek ai liberal, edhe tek ai ultra-konservator. Ai priti ne Athine Papa Gjon Palin e Dyte ne vitin 2001, Kreu i Pare i Kishes Katolike qe vizitonte kryeqytetin grek ne me teper se 1000 vjet, duke i zemeruar mbrojtesit e vijes se ashper. Me pas, ai shkoi per vitize tek Papa ne Vatikan. Kryepeshkopi Kristodulos, po ashtu i zemeroi liberalet, me komentet e tij kunder homoseksualitetit, si dhe per perpjekjet e tij te medha, por te pasuksesshme, per ta shenuar fene ne kartat e identitetit qe leshon shteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›