E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhte lope e dele, i shiste ne pazar

TIRANE - Kapet hajduti i lopeve dhe deleve te Saukut. Ilir Dika, 38 vjec, eshte vene ne pranga nga efektivat e Komisariatit numer 1, pasi dyshohet te kete vjedhur 58 krere dele dhe 7 krere lope e vica. Dika, banues ne Shkoze, eshte denoncuar nga Haki Q., te cilit i ishin vjedhur ne banesen e tij delet, nderkohe qe policia e ka kapur 38-vjecarin duke shitur 29 krere. Ai eshte kapur nga patrullat dy dite me pare, ne oren 08:45 minuta, ne rrugen "Ali Bausha". Por, sipas policise, Dika akuzohet se ne daten 26 dhjetor 2007, ka vjedhur 1 vic ne Farke, ne daten 4 dhe 8 janar 2008, ka vjedhur dy lope ne Sauk, kurse ne daten 12 janar 2008, ka marre nje lope dhe nje vic ne Farke. Seriali i vjedhjeve ka vijuar edhe ne datat 17, 20 dhe 23 janar te ketij viti, ku i dyshuari ka marre gjashte dele e dy lope.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›