E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton Partizani, Superiorja më afër



Partizani mori tri pikë të arta në fitoren 1-0 kundër Elbasanit në “Selman Stërmasi”, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 25-të të Kategorisë së Parë. Në një stadium entuziast, me një numër të konsiderueshëm tifozësh nga të dyja kampet, Rrahman Hallaçi harkoi në zonën e Elbasanit, Renato Yshmeri gaboi, duke ia dhuruar topin Erjon Rizvanollit dhe sulmuesi i Partizanit, goditi pa u menduar dy herë, duke shënuar në minutën e 41-të në portën e mbrojtur nga Mançevski. Partizani jo vetëm që regjistroi ndeshjen e 15-të pa humbje, por lojtarët e tij tashmë do të arkëtojnë edhe nga 2 milionë lekë, si pjesë e paketës së serisë me katër fitore rresht, e ku përfshiheshin ndeshjet me Bilishtin, Pogradecin, Turbinën dhe Elbasanin. Partizani, pas një faze të parë të dyshimtë, e ku u larguan dy trajnerë, Eduard Zhupa dhe Skerdi Bejzade, është më pranë se kurrë rikthimit në Kategorinë Superiore, aty ku të kuqtë kanë fituar 15 tituj kampionë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›