E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari i vrarë në Firence, për trafiqe

 

ITALI - Kamerat e sigurisë të disa bankave në qendër të Firences kanë fiksuar imazhet e dy autorëve të vrasjes së shqiptarit 29-vjeçar Dionis Hoshi, i cili u ekzekutua në mënyrë mafioze tri ditë më parë. Ai u qëllua me armë zjarri në gjoks, në zonën më të populluar të qytetit të Firences, në prani të një shqiptari tjetër. Dëshmitari i krimit ishte edhe ai në rrezik për shkak se autorët i drejtuan armën, por fatmirësisht pistoleta u bllokua. Hetuesit e policisë italiane e konsideruan krimin gjakftohtë dhe të guximshëm nisur nga zona ku ndodhi vrasja, krejtësisht e mbipopulluar dhe e kontrolluar nga policia. Shqiptari 29-vjeçar u qëllua me një armë me silenciator kalibër 7.65 mm ndërsa vdiq në spital në ora 4:15 të mëngjesit. Vrasësit kursyen jetën e Rinora M., 22 vjeç, edhe ky shqiptar, i cili ndodhej bashkë me viktimën në momentin e atentatit. Dëshmitari i vrasjes, është një kamerier në një prej lokaleve të zonës, i cili ndodhej me viktimën në momentin kur Dionis Hoshi u qëllua për vdekje me pistoletë nga një distancë e shkurtër. Mediat italiane (Corriere Fiorentino) raportoi dje se hetuesit kanë marrë pamjet e fiksuara nga disa kamera të sigurisë që i përkasin disa bankave në zonë. Në këto imazhe duken qartë dy autorët e vrasjes, ndërsa largohen nga vendi i krimit, por pamjet nuk i identifikojnë ata. Policia ndërkohë ka sekuestruar telefonin celular të viktimës dhe po verifikon thirrjet si dhe mesazhet e ditëve të fundit për të rindërtuar “zhvillime domethënëse për hetimin” në jetën e tij. Policia dyshoi fillimisht se një borxh droge kishte shkaktuar vrasjen në sheshin San Pier. Një hetues i skuadrës së drejtuar nga Zv / Prokurori publik në detyrë Geneva De Gregorio, të cilët po hetojnë ngjarjen, tha se ka arsye të cilat e lidhin vrasjen me trafikun e prostitucionit. Të njëjtat burime kanë thënë se në kërkim janë dy shqiptarë, njëri prej të cilëve i konsideruar si vrasës, është ndaluar nga autoritetet për krime të kryera gjatë viteve të fundit dhe më pas është lënë i lirë ndonëse i skeduar. Një burim i skuadrës policore që po heton krimin tha se është bërë kontroll banese në shtëpinë e viktimës, por nuk është arritur të gjendet asgjë interesante. Ndërkohë het-uesit po presin të marrin deklarime edhe nga personi që ndodhej me viktimën në momentin e vrasjes. Policia beson se ky dëshmitar mund të ndihmojë me një përshkrim të detajuar mbi autorët e krimit. Mbrëmjen e të enjtes, Dionis Hoshi ka qenë në banesën e tij dhe më pas ka dalë ku bashkë me të mbijetuarin e vrasjes, mesa duket për një takim, ka shkuar në qendër të Firences. Disa dëshmitarë kanë thënë se kanë parë një shqiptar që po largohej me një pistoletë nga vendi i ngjarjes. Dikush e kishte pyetur atë çfarë po bën, vrasësi i kishte drejtuar armën, por ajo ishte bllokuar. Shqiptari i mbijetuar ka thënë se shoku i tij kishte një borxh prej 500 mijë euro për të paguar si detyrim për një ngarkesë droge. Megjithatë këto janë të dhëna që po kontrollohen me kujdes nga policia për vërtetësinë e tyre. Policia thotë se ka ngushtuar rrethin e personave të dyshuar për vrasjen megjithëse par-ashikon se identifikimi i autorëve do të jetë i vështirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›