Serie A, Juve në krizë, Inter merr arratinë
Interi merr arratinë në Serie A pasi ka mundur 1-0 skuadrën e Fiorentinës me një penallti te Militos në fundin e takimit. Zikaltrit kanë përfituar nga humbja e Juventusit 2-0 ne Kaljari. Bardhezinjtë nuk kanë mundur të dalin nga kriza, duke regjistruar humbjen e dytë me të njëjtin rezultat brenda pak ditësh. Ndërkohë, Roma arriti një fitore të rëndësishme 2-1 në fushën e Atalantas, ndërsa Bari ktheu gjithçka me Sienën duke fituar 2-1. Në krizë ndodhet edhe Lazio që nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në “Olimpico” me Bolonjën, ndërsa Kievo vazhdon ecurinë pozitive pasi këtë javë mundi 1-0 Palermon. Parma dhe Napoli kane ndare një barazim 1-1 ku protagonistë ishin Denis dhe Amoruso.