Liverpuli dhe Çelsi siglojnë fitore në derbi
Nuk ndalet Çelsi i Karlo Ançelotit. Blutë e Londrës kanë fituare dhe derbin me Arsenalin duke mbajtur distancën prej pesë pikësh me Mançesterin. Dy gola të Didier Drogba në minutat e 41 dhe 86-të dhe një autogol i belgut Tomas Vermaelen në fundin e pjesës së parë rezultuan decizivë për kryesuesit e Premier Ligës. Ndërsa “topçinjtë” e Arsen Vengerit nuk mundën të bëjnë asgjë ndaj mbrojtjes së kujdesshme të Çelsit e udhëhequr nga kapiteni Xhon Terri. Fitore me mjaft vlera në një tjetër derbi ka fituar edhe Liverpuli ndaj Evertonit. Një nga golat edhe në këtë takim u shënuan nga një autogol. Josef Jobo në minutën e 12-të shënoi në portën e tij dhe më pas Dirk Kajt vulosi fitoren e Liverpulit.