Shqiptari kapet me 100 mije paund droge ne Cadillac
Nje shqiptar qe jeton ne Michigan u arrestua nga policia pasi ne makinen e tij u gjet nje sasi droge e forte ekstazi me vlere 100 mije paund. Nua Berishaj 38 vjec u akuzua nga Departamenti i Policise per trafikim dhe mbajtje te lendeve narkotike. Shefi i policise tha se shqiptari u ndalua me nje Cadillac prodhim i vitit 2010. Ai udhetonte nga Michigan ne Florida dhe kundershtoi kontrollin e policise ne makinen e tij duke u kerkuar efektivave nese kishin nje vendim gjykate per kete verifikim. Shqiptari u ndalua se po levize ne korsine e gabuar ndersa pas hezitimit te tij per te lejuar kontrollin ne makine ne vendin e ngjarjes u dergua nje qen antidroge. Qeni nuhati drogen ne makine dhe vetem atehere policet munden te kontrollonin duke gjetur tri qese me lenden e quajtur TFMPP nje ekstazi e forte me vlere 100 mije paund. Brunson zyrtar i policise tha se Berishaj ishte perfshire me pare ne krime seksuale dhe dhune ndaj policeve.