Sherr per tavllen plumb kamerierit
Nje kamerier 24-vjecar ka mbetur i plagosur me arme zjarri nga nje klient. Ai eshte qelluar nga nje person i cili eshte shpallur ne kerkim nga policia pasi ka pasur nje konflikt me te gjate sherbimit. I plagosuri Behar Ruci eshte derguar ne Spitalin Ushtarak ku ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1600 ne nje lokal luksoz te Rruga e Elbasanit. Burimet nga grupi hetimor thane se 24-vjecari Ruci ka qene duke sherbyer kur nje klient ka shprehur pakenaqesi per sherbimin ndaj tij. Sipas te dhenave paraprake ai ka kerkuar ti nderroje tavllen dhe nga vonesa ka ofenduar kamerierin. Mes tyre ka nisur nje debat dhe klienti ka nxjerre pistoleten duke e qelluar me nje plumb ne shpatull. Me pas autori eshte larguar nga vendi i ngjarjes nderkohe qe policia e ka identifikuar dhe po punon per kapjen e tij.