Shqiptari plagos me thikë gruan në Leçe
ITALI- Një grindje mes bashkëshortësh ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Një shtetas shqiptar në Itali ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Leçes, ku 52-vjecari Astrit Boraj plagosi me thikë bashkëshorten e tij 49- vjeçare. Sipas policisë italiane, gjithçka ka ndodhur pas një zënke për shkak të mosmarrëveshjeve që kishte çifti. Pasi është prangosur, 52 –vjeçari Borajka deklaruar për hetuesitse pas zënkës që kanë pasur në banesën e tyre, gruaja ka dalë nga shtëpia e nervozuar. Ky i fundit e ka ndjekur nga pas në rrugë dhe e ka goditur me një thikë kuzhine në shpatull. Kanë qenë disa kalimtarë të rastit, që pasi kanë dëgjuar thirrjet për ndihmë të gruas kanë lajmëruar policinë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale thika e gjakosur, ndërsa policia ka arritur të vërë në pranga 52- vjeçarin që po tentonte të largohej. Ndërkaq e plagosura është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka ngritur ndaj Astrit Borës akuzën e tentativës për vrasje ndaj bashkëshortes së tij.