Shqiptari të vret për tokën, për nderin e familjes, atdheun, po për partinë vallahi si zor është
(Ftesë për diskutim)
Nga Flamur BËRDËLLIMA
Si çdo njeri normal u preka shumë nga gjesti kriminal i atij fshatarit nga Qerreti, që vrau bashkëfshatarin e tij. Sinqerisht, i shpreh ngushëllimet e mia më njerëzore. Uroj që të tre fëmijët e tij të rriten me sa më pak vuajtje. Ndërkohë, përtej substancës së brendshme që shkakton ikja e një jete, më ligështon përkufizimi naiv dhe ekstrem që po i bëhet kësaj vrasjeje ashtu dhe si shumë të tjerave në zgjedhjet e këtyre 18-20 vjetëve. Çështë kjo lloj marrëdhënie e deformuar që politika ndërton me vdekjen? Shumë mirë që Saliu donte ta niste me charter në Itali, por përse nuk e bën këtë për dhjetëra e qindra të sëmurë që vdesin pikërisht se në momentet e fundit u mungon një ndihmë e kualifikuar mjekësore?
Vlera e njeriut si e tillë merret në konsideratë vetëm kur ai është militant i ndonjë partie? Por kur vdes ndonjë fëmijë? Aq më tepër ndonjë jetim? Apo edhe ky duhet të jetë anëtar partie që ti vihet charter-i në dispozicion. Duke rishprehur edhe një herë dhimbjen për banorin nga Qerreti, deklaroj dhe ftoj për diskutim, se intuita ime si qytetar, si gazetar dhe si psikolog më thotë se ajo puna e flamurëve ka qenë thjesht një sebep. Historia e Shqipërisë ka treguar se në asnjë rast nuk ka vrarë njeri për idealin e partisë. E kam thënë edhe unë në një shkrim tjetër më parë se janë të tjerë popuj ata që vrasin për ideale të tilla. Apo vrasin veten në bazë të një kodi nderi si Samurait apo pelegrinë të ndryshëm fetarë siç ishin anëtarët e grupit të sektit fetar Opus Dei. Jetojmë në një botë më të thjeshtë sesa duket: Njeriu shkon në aktin e vrasjes kryesisht për çështje të pronës. Edhe kur vritet për demek për xhelozi të një femre që dikush ia ka marrë, psikologjia e shpjegoj shumë qartë se edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një perceptim pronësie Pra ti po merr diçka timen, qe në këtë rast është një femër. Apo vetëvrasja. Sidomos e pleqve të vetmuar. E vetëvrasin veten ata se nuk i pranon ndonjë parti apo se nuk kanë mjetet minimale të jetesës. Të dy liderët e partive po përjashtojnë nga lista edhe njerëz me profile politike të spikatura por nuk kemi parë ndonjë nga ata të vrasi veten. Kështu që duke i shprehur ngushëllimet më të thella familjes se djaloshit nga Qerreti, (unë kam aq shumë miq), më duket spekulative që në çdo miting të mbahet një minutë heshtje për të. Të mos krijojmë martir më zor pa u shprehur Prokuroria dhe Gjykata. Nga njëra anë bëhet fjalë për gjakftohtësi, nga ana tjetër i palodhuri Ferdinant Xhaferri thotë në disa media: Atë e vranë strukturat e Partisë Socialiste. Le të bashkohemi me dhimbjen e asaj familje por ndërkohe le të largohemi nga ky politizim kaq i ndyrë. Ta pastrojmë njëherë e mirë veten nga ky bizantinizëm politik. Le që njerëzit u mësuan me këto gjëra. U vra edhe një deputet nga PS-ja para një muaji. Nuk dëgjova ndonjë nga ata të PS-së të thoshte se e ka vrarë ndonjë militant i PD-së. Prandaj të mos bëhemi pre e një loje që duket sikur nuk po mbaron. Mendoj se demokracia është maturuar deri në atë cak sa të mos kemi më tentative për grusht shteti siç ndodhi me të ndjerin Azem Hajdari. Kjo, them se u bën mirë të gjithëve, madje edhe familjes së të ndjerit, sepse demokratizon vetë demokracinë.