E Shtunë, 31 Tetor 2026

99 - shat e partive shqiptare

Nga Gjon BRUÇI          
Ndër gjithë liderët e partive politike, vetëm Erion Velia na doli më i sinqertë, kur i vuri emrin krijesës së saj G 99, ose shqip Nëntëdhjetë e nënsh, ashtu siç është edhe vetë ky lider i ri i spektrit tashmë të plakur të politikës shqiptare... Liderët e partive të tjera, ndonëse janë më nëntëdhjetë e nënsha se minori Erion i G 99, mbajnë ende për etikë emra të tjerë, në dukje popullorë dhe tërheqës për elektoratin.
Duhet pranuar se në hapat e para të demokracisë, partitë që krijoheshin apo restauroheshin, u munduan të kishin në themel strukturën tradicionale të ndërtimit e të përfaqësimit sipas emërtimit dhe programit që ato shpallën. Çështja e përfaqësimit fillimisht pati tepër rëndësi, ndaj mbështetur edhe në përvojën e kolegëve perëndimorë, liderët tanë partiakë përcaktuan me kujdes e përgjegjësi grupet dhe shtresat e shoqërisë mbi të cilat e për të cilat do të krijoheshin, luftonin,fitonin e mbijetonin si subjekte të mirëfillta politike. PS, ndonëse vinte nga PP, nuk mund të përdorte asesi termat klasorë të së parës si klasë punëtore apo fshatare, ndaj formuloi një term të ri e tepër interesant: Shtresat e paprivilegjuara. Mbi këto shtresa e për këta shtresa u mbështet e hartoi programin PS, por kjo nuk vijoj gjatë. Shtresat në fjalë nuk dolën të qëndrueshme: i paprivilegjuari i sotëm kapej pas ndonjë biznesi apo kontrabande dhe përfundonte i privilegjuar dhe e kundërta. Kështu PS-së i dolën telashe të mëdha, sepse  kjo lëvizje kaotike i krijoj destabilitet në bazament dhe akoma më keq, i krijoi pështjellim në kontrollin e votës zgjedhore, që është dhe produkti kryesor i partive të sotme politike. Afërsisht të njëjtin kalvar pati edhe PD. Bazamenti i saj në ditët e krijimit ishte shumë i larmishëm, ishte një konglomerat i vërtetë: ish të përndjekur, ish të persekutuar, ish të burgosur, ish disidentë, ish pronarë e plot isha të tjerë. Këta isha të llojeve e kaheve të ndryshme ajo arriti ti vinte në regjimentin e saj falë parullës Të shembim komunizmin, por kur komunizmi u shemb, konglomerati i saj nisi lëvizjen centrifugale duke ia rralluar tullat e themelit partisë së parë opozitare shqiptare.
Përballë kësaj situate të re, që vuri në pikëpyetje ecurinë normale të partive në fjalë u vunë liderët  e tyre të cilët, më aftësitë  manovruese, çanë përpara duke ruajtur pozicionin elitë në spektrin pluripartiak të vendit. Gjatë kësaj rrugë dy dekadëshe që kemi kaluar, PD e PS u ndeshën me shumë të papritura, u ballafaquan me shumë kthesa, ranë pre e shumë gafave, por u mbajtën. U mbajtën dhe madje avancuan krenarë në rrugën gjithë gropa,që ata vetë krijuan e krijojnë edhe sot e kësaj dite. Dhe kjo thjeshtë dhe vetëm për meritë të liderëve të tyre historikë.
Sa u përket partive të tjera, që lindën e u shumuan si kërpudhat mbas shiut në këto dy dekada të të ashtuquajturës demokraci shqiptare, shpjegimi është më i thjeshtë. Përveç nja dy partive tradicionale si ajo e Ballit apo e Legalitetit, që kafardisen me dhjamin e tyre pa yndyrë të së kaluarës, të tjerat nuk patën e nuk kanë edhe sot, as themele të veçanta e as çati të tyre. Falë shtatit liliput ato u strehuan ndër xhepat e brendshëm të dy partive të mëdha, ose u bënë kopje groteske e tyre.
Normalisht, një parti politike që ka humbur bazamentin, domethënë klasën, apo shtresën ku mbështetet e përfaqëson, apo më keq akoma kur nuk e ka patur atë asnjëherë, ose shuhet si subjekt, ose kthehet në një relike politike. Por për partitë shqiptare ky rregull normal nuk pi ujë. Makina e tyre edhe pa disqe e rrota marshon përpara nga zgjedhjet në zgjedhje, nga opozita në pozitë e anasjelltas pa i bërë as lak gjuri e as tërt syri. Dhe kjo, falë liderëve të tyre nëntëdhjetë e nënsha. Besoj se lexuesi e kupton se çdo të thotë Nëntëdhjetë e nënsh. Populli rëndom e përdor këtë epitet kur thotë: Filani ka nëntëdhjetë e nëntë hile e një trimëri. Pikërisht ky është virtyti më dallues i liderëve tanë partiakë e politikë. Koha dhe ngjarjet e kanë vërtetuar këtë virtyt të tyre. Me dhjetëra kanë qenë e vijojnë të jenë gafat që kanë shoqëruar e shoqërojnë partitë politike dhe pjellët e tyre (kabinetet qeveritare), por ato, partitë, falë liderëve karizmatikë e nëntëdhjetë e nënësh, kanë pluskuar me sukses mbi sipërfaqen e ujërave të politikës. Fiaskoja e referendumit të Kushtetutës së 94- ës; kontrabanda e naftës në 96-tën; piramidat dhe muharrebeja e 97-tës; grusht- shteti antikushtetues i 98-tës; shkërdhatokracia e 2000- 2005 sës; apo skandali më i fundit, ai i Gërdecit në mars 2008, do të kishte shembur për tokë edhe partitë më tradicionale të Europës së lashtë, por jo ato shqiptare. Herë veç e veç, por më shumë duke u mbështetur apo vjedhur njëra tjetrën, partitë tona politike jo vetëm kanë mbijetuar me sukses, por edhe janë forcuar e madje shumuar. Dhe kjo për meritë të padiskutueshme të liderëve të tyre 99-sha. Kaq e dukshme është kjo meritë sa praktikisht sot këto parti marrin frymë vetëm prej gurmazit të kryetarit,liderit të tyre. A nuk i bënë listat e fundit të kandidatëve vetë kryetarët dhe vartësit e tyre e morën vesh në dekikun e fundit? Nuk besoj të ketë ndonjë iluzionist që të besojë se në PD e PS të ketë zë të dytë. Atje njihet vetëm soloja. Ndërsa në partitë e tjera nuk është se mungojnë zërat, atje mungojnë...anëtarët dhe për pasojë nuk mund të ketë zë të dytë apo të tretë.
Fushata aktuale elektorale na e vërteton më së miri konstatimin e mësipërm. Asnjë program e alternativë reale, asnjë shtab drejtues partiak në fushatë. Gjithçka, edhe programi, edhe alternativa,edhe shtabi përmblidhen në një njeri të vetëm, tek lideri. Në çdo tribunë e në çdo podium dëgjohet vetëm zëri i kryetarit, thirrjet e tij, duartrokitjet e tij. Madje edhe në këngët hit që përcjellin mitingun solist është vetë lideri, kryetari. Parullat e sloganet e vjetra, që lidheshin me klasat apo shtresat e caktuara të shoqërisë, mbështetëse të partive, kanë dalë jashtë loje, ashtu siç kanë dalë jashtë loje edhe vetë këto klasa e shtresa shoqërore. Në vend të tyre kemi parulla e slogane të markës globaliste: Shqipëria po ndryshon, Politikë e re për ndryshim, Koha për veprim, Përtej të majtës dhe të djathtës, Sot në NATO, nesër në BE, Çohu,...Çohu... etj. të kësaj natyre që kanë zëvendësuar me sukses programet burokratike të partive. Këto parulla e slogane të fushatës aktuale elektorale, nëse do të merreshin e të lexoheshin të shkëputura nga siglat e partive dhe pa prezencën karizmatike të liderëve, do të rezultonin tepër të zbehta. Por recituar nga liderët dhe përcjellë nga brohoritjet e fishkëllimat e militantëve ato nga hiç sllogan kthehen në uragan slogan. Ja pse themi që liderët e partive tona janë 99-sha.
Por puna e 99-shave nuk mbaron me fushatën. As me ditën e votimit, më 28 qershor. Aftësitë e tyre do të duken në ditët pas votimit, në ditët kur prej kutive të votimit do të lindë e formësohet kabineti qeverisës. Kjo është jo vetëm etapa më interesante, por edhe më vendimtarja. Falë sondazheve paraprake që përcjellin njëra tjetrin, por edhe nga nuhatja natyrale e qytetarëve votues, është kuptuar se fati i zgjedhjeve nuk do të jenë votat e kutive të 28 qershorit, por suprina e sipërme (doemos edhe e poshtme ) e tavolinës. Në rastin tonë lufta nuk fitohet në teren, në kutinë e votimit, por në tavolinë. Por kjo nuk është ndonjë gjë e re. Në tavolinë janë vendosur edhe fatet e luftës me arme e jo të mos vendosen fatet e zgjedhjeve tona elektorale. Pra, pikërisht në këtë betejë prapa perdes (poshtë e sipër tavolinës), do të hyjë në punë e do të dalë në pah nëntëdhjetë e nëntësh-llëku,ose më qartë kodoshllëku i liderëve të partive. Në këtë betejë vendimtare për poltronët e kabinetit qeveritar do të kenë mundësi të provojnë forcat edhe liderët e partive lilipute. Ata nga 69-sha (jo si ish Gazet e dikurshme të Degës, por sipas skemës së Kamasutrës), mund të shndërrohen për një çast edhe në 99-sha si ata të partive të mëdha. Një pjesë prej tyre si Xhuvelët, Dulet, Cekët, Gjinushët, Ndokët, Lesët e ndonjë tjetër jo njëherë kanë shkëlqyer në realizimin me sukses të përcaktimit t

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›