E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarja fiton bursen 200 mije $ ne Universitetin e Bostonit

TIRANE- Ajo quhet Anjeza Beharaj. është nxënësja shqiptare, me banim në SHBA e cila ka arritur të fitojë një bursë të plotë për studimet katër vjecare në Universitetin e Bostonit, një ndër unviersitetet më të mëdha private në SHBA.

Anjeza e cila jeton në Masacusta me të atin, Asqeri, të ëmën Majlinda dhe motrën e saj Iris , është nxënëse e vitit të tretë të latinishtes në shkollën e mesme në Lin të Masacustës (Lynn English High School)

- Ajo është nderuar me bursën Palma Aurea që i njeh asaj “kredencialet akademike dhe ekstra kurikulare dhe shpreh besimin se do të japë një kontribut të rëndësishëm për komunitetin e Bostonit.
Bursa që ka fituar vajza shqiptare, nuk është pak, por është e barabartë me vlerën e 200 mijë dollarëve.

Ajo ka arritur ta fijojë këtë bursë pasi ka marrë pikët më të larta në provimin me 70 pyetje që organizonte Universiteti i Bostonit për maturantët në mbarë vendin.Anjeza thotë se dëshiron të bëhet një radiologe ndërsa merre pjesë në një sërë aktivitesh të shkollës së saj.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›