E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli-Krasniqit: Kosova para proceseve të mëdha

TIRANE-Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli në një konferencë të përbashkët për media me homologun e saj kosovar Jakup Krasniqi, I cili nga dita e ndjeshme ndodhet për vizita zyrtare në Tiranë për vizitë zyrtare, tha se Kosova ndodhet para procesve të mëdha. Topalli theksoi gjithashtu se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.
“Jemi optimistë për njohje të reja. Ne jemi të kënaqur që pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 65 vende dhe ky proces është i pakthyeshëm”, tha kryetarja e Kuvendit shqiptar duke shtuar më pas se pavarësia e Kosovës tashmë është fakt i kryer.
“Ne besojme fort se gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk do të cënojë sovranitetin e shtetit të Kosovës”, tha Topalli.
Ajo siguroi se shumë shpejt një numër shtetesh që ende nuk e kanë njohur Kosovën, do ta bëjnë këtë në një të ardhme të afërt.
Nga ana e tij, Kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi vuri në dukje se shteti më i ri në Ballkan po konsolidohet çdo ditë e më shumë. “Janë bërë përparime në funskionimin e demokracisë në Kosovë”, tha Jakupt Krasniqi.
Duke iu referuar marrëdhënieve më shtetin shqiptar, kreu i Kuvendit të Kosovës, Krasniqi tha se përvecse të shkëlqyeshme, ato janë të ngjashme me marrëdhëniet vëllazërore. Sa i përket shtetit të ri, Krasniqi siguroi se Kosova po konsolidon institucionet e saj në kuadër të integrimit.
Nga ana e saj kyetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e vlerësoi raportin e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë si model unik të bashkëpunimit në rajon.
"Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë janë një model i mrekullueshëm dhe unik i bashkëpunimit në rajon. Deri tani kemi nënshkruar 56 marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve, ndërsa pesë të tjera janë në proces", tha kryetarja Topalli për gazetarët.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›