E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia bllokon arme e tritol, 52 te arrestuar

TIRANE- Mbi 60 armë të llojeve të ndryshme, të sekuestruara ditët e fundit do ti nënshtrohen eksperimentit balistik për të verifikuar nëse janë përdorur në krimet e fundit që kanë tronditur qytetarët.

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një superoperacion për kapjen e personave që mbajnë arme pa leje. I gjithë plani është dërguar për zbatim në të gjithë strukturat vendore të policise së Dibrës, Tiranës, Elbasanit,Beratit,Gjirokastrës,Kukësit Durrësit dhe Vlorës.

Nga 16 marsi, kur ka nisur operacioni, brenda një periudhe 3 javore janë proceduar penalisht 59 persona të akuzuar për armëmbajtje pa leje, nga të cilët 52 janë arrestuar në flagrancë, 5 ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim”- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë sot nga Drejtoria e Policisë së Shtetit.
Në cilësinë e provës materiale janë 60 armë të llojeve të ndryshme, përkatësisht: 16 armë zjarri automatike, 29 armë zjarri pistoleta, 6 armë zjarri pushkë, 4 armë gjahu, si dhe 5 armë të ftohta (thikë), Po ashtu këtyre shtetasve u janë sekuestruar dhe sasi të konsiderueshme municioni si:27 kallëpe tritol, rreth 2000 fishekë të llojeve të ndryshme,20 copë kapsolla detonatore 3 kuti baruti, 15 metër fitil zjarrpërcjellës, etj
Policia njofton gjithashtu se ky operacion do vazhdoje dhe ne ditet ne vijim.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›