E Diel, 1 Nëntor 2026

Riparimet në nënstacionin e Selitës, gjysma e Tiranës pa drita

Tiranë, 9 Dhjetor, 10:22, NOA - Mesdita e sotme do të gjejë pa energji elektrike disa zona të kryeqytetit. Njoftimi është bërë nga OSSH-ja, duke kërkuar njëherësh edhe mirëkuptimin e abonentëve. Sipas saj, mungesa e energjisë për disa orë duke nisur nga dreka do të vijë si pasojë e riparimeve që po kryhen në nënstacionin e Selitës.

“Ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në zonën e Ish-Bllokut, Petro Ninit dhe Tiranës së Re, thanë burimet të OSSH-së.

Sipas tyre, ndërprerjet e energjisë do të bëhen nga ora 12:00 deri në orën 15:00 të ditës së sotme. Por duket se nuk do të jenë të vetmet. Kjo, sepse siç bëhet me dije nga të njëjtat burime, ndërprerjet për shkak të riparimeve do vazhdojnë edhe në zona të tjera.

c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›