E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhihadi i Al Kaedës po nxjerr në betejë edhe Kuajt e Trojës brenda shërbimeve inteligjente

Një emër intrigues që përfshiu botën e hetimeve ditën e krishtlindjeve, ishte pikërisht Umar Farouk Abdulmutallab. Në media flitej për jetën e tij. Emri i tij është i njohur për gazetarët e majtë. Abdulmutallab është djali i privilegjuar i një familjeje të pasur nigeriane. Udhëtimi i tij drejt xhihadit ka nxitur mjaft reagime. Ndërkohë, media ka hetuar edhe mbi radikalizimin e Abdulmutallab. Edhe pse nuk dimë ende fakte mbi marrëdhënien e Abdulmutallab me Begg, dihet që ishte një raport dyshues. Begg është një ish-i burgosur i Guantanamos, që është bërë një propagandist i fuqishëm antiamerikan. Organizata e tij pretendon se është “një organizatë e të drejtave njerëzore që ekziston vetëm për të rritur vetëdijen lidhur me gjendjen e vështirë të të burgosurve në Guantanamo dhe të të burgosurve të tjerë nga Lufta mbi Terrorin”. Në realitet, organizata e Begg ekziston vetëm e vetëm që të ulë në pozitë ushtrinë amerikane dhe të njollosë përpjekjet amerikane për luftën kundër terrorit, sidomos pas 11 shtatorit. Vetë Begg, është një mashtrues i provueshëm. Ai pretendon se ka qenë i pafajshëm dhe gabimisht ka qenë i dënuar me burg dhe më pas “torturuar” nga amerikanët në Afganistan dhe në Kubë. Pjesa e vetme e historisë së Begg që duket se është e vërtetë, është se dikur ka qenë arrestuar në Amerikë. Pjesa tjetër e përrallës është thjesht një gënjeshtër. Begg ka shumë fansa në Perëndim, duke përfshirë këtu, në mënyrë të dukshme, Abdulmutallabin. Në fillim të vitit 2007, Abdulmutallab ishte presidenti i Shoqërisë Islamike në Universitetin e Londrës. Media ka zbuluar një numër të konsiderueshëm shqetësimesh që kanë ardhur prej Abdulmutallab kur ishte kreu i asaj shoqërie. Gazeta “New York Times” i ka përshkruar krerët e kësaj organizate si “imamë radikalë, ish-të burgosur të Guantanamos dhe një kastë antiamerikanësh”. Që nga 29 janari deri në 2 shkurt 2007, Shoqëria Islamike strehoi “një seri lektorësh” si pjesë e luftës ndaj terrorit. Një prej tyre, sipas “Times” (angleze) u quajt “terrorist xhihadist” dhe është afishuar si “një lektor islamik që respekton xhihadin”. Udhëzimi ishte dhënë prej Asim Qureshit, i cili është një “studiues i moshuar” në organizatës e Begg. Fjalët e Qureshit të lënë të kuptosh se është një xhihadist i hapur. Gjatë një episodi, Qureshi ishte kapur dhe kjo ngjarje ishte transmetuar në një video online mbështetur nga Hizb ut Tahrir, një organizatë që kishte themeluar BBC, “që përkrah racizmin dhe urrejtjen antisemitike, që apelon për martirë bombash dhe nxit muslimanët të vrasin hebrejtë”. Në fakt, video shfaq Qureshin duke lavdëruar “vëllezërit dhe motrat që luftojnë në çeçeni, Irak, Palestinë, Kashmir dhe Afganistan”. Qureshi tregon: “Ne e dimë mirë se është detyra jonë të mbështesim vëllezërit xhihadistë dhe motrat që jetojnë në këto vende, kur këta përballen me shtypjen e perëndimit”. Qureshi dhe turma që dëgjonte, shpërthyen duke thirrur “Allahu Akhbar”. Abdulmutallab u ftua të fliste rreth xhihadit gjatë vitit 2007 te botimi “Java e luftës mbi terrorin”. Për sa i përket xhihadit, Abdulmutallab dhe miqtë e tij japin gjithçka për të. Gazeta “Times” (angleze) ka informuar lexuesit javës që shkoi se: Abdulmutallab “është presidenti i katërt i shoqërisë islamike që është përballur me terrorizmin për 3 vjet me radhë. i pari po përballet me një rigjykim akuzash ku ishte përfshirë më 2006, për shkak të një komploti bombardimi aeroplani. Dy të tjerët janë dënuar si terroristë më 2007-n”. Një prej folësve që e ftoi të bënte një lloj prezantimi gjatë “Luftës ndaj terrorit”, ishte vetë Moazzam Begg. Sipas “The daily mail” (angleze) “në një poster shkruhej emri Umar Farook dhe përfshinte ngjarje, ku rolin kryesor e luante ish-i burgosuri i Guantanamos, Moazzam Begg. Në poster shkruhej me gërma të mëdha: “Kthejini djemtë tanë në atdhe”. “Umar Farook” është i njëjti student i shndërruar ndërkaq në bombardues. Kopjet e posterit (të cilat gjithashtu e listonin Qureshin si folës) mund të gjenden në internet. Pas pak kohësh një deklaratë e bërë online për Shoqërinë Islamike mund të shihej në YouTube. Kjo video tashmë është listuar si “private”, por para se të bëhej e paqartë nga publiku, mund ta shihnit me sytë tuaj rolin e Abdulmutallab në të. Imazhi është përçuar në video si çorientues dhe kishte si qëllim të portretizonte ushtarët amerikanë nën dritë të pakët, ndërkohë që të burgosurit i shfaqte si të pafajshëm. Kampi primitiv me rreze X ishte vetëm operacional për 4 muaj më 2002-n. Xhihadistët e duan shumë imazhin e të burgosurve të Guantanamos me veshjen e tyre portokalli, sepse i bën të duken si viktima të pafajshme të abuzuar nga Amerika “e pamëshirshme”. Kjo është arsyeja pse organizata e Abdulmutallab dhe Begg e përdorin atë si imazh. Nuk është e qartë se çfarë tha Begg, kur erdhi radha e tij gjatë konferencës së Abdulmutallab. Një studim i përciptë nuk ka arritur të prodhojë online ndonjë figurë apo kopje të fjalës së tij. Ka gjasa që Begg ka pretenduar se ishte i pafajshëm dhe gabimisht ka qenë i burgosur dhe i “torturuar” nga Amerika. Historia e Begg është tërësisht një trillim. Begg ka pretenduar se e ka kryer ushtrinë dhe se personeli i CIA-s ka abuzuar mbi të, por gjithashtu edhe agjentët e FBI. Departamenti i Zyrës së Drejtësisë ka hetuar mbi këto pretendime të Begg, sidomos me idenë se FBI e ka detyruar të firmoste një rrëfim, i cili mes të tjerash shtonte se Begg simpatizonte çështjen e Al Kaedës, frekuentonte kampet terroriste trajnuese në Afganistan, Pakistan, Angli, ka asistuar në zhvillimin global të xhihadit kundër armiqve të Islamit, përfshirë këtu Rusinë dhe Indinë; shoqërohet me terroristë të njohur dhe mbështetës të terrorizmit, diskuton veprime terroriste me ta; rekruton operativë të rinj për xhihadin global; dhe siguron të ardhura financiare për kampet trajnuese terroriste”. OIG nxori përfundimin “vendosi që dëshmitë nuk e mbështetin deklaratën që agjentët e FBI e detyruan Begg të firmoste deklaratën e lartpërmendur”. Begg madje bëri disa modifikime të shkruara me dorë për rrëfimin dhe nisi akuzat e tij, të cilat pretendonte se ishin të vërteta. Rrëfimi i Begg më fjalë të tjera, është një dëshmi kundra tij. është kjo arsyeja, mes të tjerash, që siguria kombëtare protestoi për lirimin e Begg nga burgu i Guantanamos më 2005. Departamenti i Mbrojtjes gjithashtu kreu 3 hetime për pretendimet e Begg lidhur me abuzimet për arrestimin e tij dhe “nuk gjeti asnjë të dhënë për të provuar pretendimet e tij absurde”. Begg dikur ka pohuar lidhjet e tij të rëndësishme me terrorizmin dhe se deklaratat e tij për abuzime dhe tortura nuk janë të bazuara, Begg ka fituar famë të keqe në Perëndim. Nga media është përmendur si një burim i besueshëm, kur bëhej fjalë për Guantanamon. Një gazetar i njohur në Amerikë, David Ignatius nga “Uashington Post”, shkroi për librin e Begg me titull “Luftëtari armik”. Në mënyrë të pabesueshme, Ignatius shkroi me ton aprovues për vetëgradimin e turpshëm dhe mashtrues të Begg në librin e tij. Begg shkruan në libër: “Nga ana gjuhësore, xhihad do të thotë “luftë”. Disa studiues kanë dashur ta kufizonin kuptimin e saj. Ata kanë pohuar se ishte një fjalë e kufizuar vetëm te lufta, në brendësi të saj. Kjo ishte pjesërisht e vërtetë, mësova se e tërë historia – që nga koha e Profetit dhe khalifatët e parë – deri në kohët moderne, pjesa më e madhe e muslimanëve (dhe e jomuslimanëve) gjithmonë e kuptojnë xhihadin si luftë”. Si për t’i shtuar një pikë besnikërisë së tij ndaj xhihadit, Begg ka shpjeguar se libri më i shitur në libraritë e Londrës ishte libri i Abdullah Azzam “Mbrojtja e vendeve myslimane”, një tekst standard xhihadist. Abdullah Azzam ishte bashkëthemelues i Al Kaedës që mund të jetë vrarë nga miqtë e tij, për shkak se ai dhe Bin Laden nuk ranë dakord për taktikat, lidhur me qëllimet strategjike afatgjata. Azzam kishte marrë përsipër detyrën e rikrijimit të Khalifatit dhe imponimit të ligjit për xhihadistët. Azzam mbeti një legjendë për qarqet xhihadiste. Abdulmutallab ishte bashkuar prej kohësh me shijet e Begg dhe të Qureshit në Konferencën Islamike në janar të vitit 2007. P.sh. në një faqe interneti që daton në shkurt të vitit 2005, ai ka shkruar për “fantazitë xhihadiste”. Abdulmutallab shtjelloi më tej: “Imagjinoj se si xhihadi i madh ka për të zënë rrënjë. Se si muslimanët kanë për të fituar dhe kanë për të drejtuar tërë botën”, më pas duke lexuar, vijon “a më duhet të qartësoj ndokënd tjetër lidhur me këtë temë?” Ende ka shanse që Begg dhe e keqja e tij ndihmuan të ngurtësonin prirjet xhihadiste të Abdulmutallab. Begg dhe Abdulmutallab po ashtu kishin një tjetër lidhje të fortë xhihadiste: kleriku i Al Kaedës ishte një “këshilltar shpirtëror” i të paktën dy prej terroristëve të 11 shtatorit. Begg ka qenë një prej përkrahësve më në zë të Awlakit. Alexander Meleagrou-Hitchens ka nxjerrë një dossier për përkrahësit e Awlakit në Mbretërinë e Bashkuar. Në 2006 të burgosurit organizuan një fushatë publike për t’i ushtruar presion qeverisë së Jemenit për të liruar Awlakin. Më pas, kur Awlaki u lirua më 2007, Organizata e të Burgosurve u tregoi lexuesve se duhej të uronin Awlakin nëpërmjet tyre. Meleagrou-Hitchens shton gjithashtu se kjo do të thoshte që Awlaki ishte në lidhje direkte me organizatën. Në dhjetor 2007 Begg intervistoi Awlakin në faqen e internetit të Organizatës së të Burgosurve dhe Awlaki lavdëroi grupin e Begg për mbështetjen që i kishte dhënë. Meleagrou-Hitchens me të drejtë vuri re se intervista ishte “gjithëpërfshirëse dhe miqësore”. Në shtator të vitit 2008, vetëm pak muaj para se Awlaki të lidhej me Majorin Nidal Malik Hasan me anë të e-mailit, Organizata e të Burgosurve drejtoi një ngjarje të quajtur “Një tjetër Ramazan 2008”, gjatë së cilës Awlaki shpërndau një “udhëzim të drejtëpërdrejtë” me anë të telefonit celular. Organizata e të Burgosurve e quajti “një tërheqje të madhe” për ata që e ndoqën me interes. Më pas, në gusht të vitit 2009 (disa javë pasi Awlaki bekoi sulmet e ushtarëve jomyslimanë në faqen e internetit), të burgosurit e organizatës bënë një konferencë të quajtur “Përtej Guantanamos” që kishte programuar edhe paraqitjen e një videoje të Awlakit. Autoritetet lokale e detyruan organizatën e të burgosurve ta tërhiqte mbrapsht udhëzimin e publikuar të Awlakit. Grupi kështu veproi, por ama nën protesta. Media raporton se Umar Farouk Abdulmutallab ka kaluar mjaft kohë me Aëlakin në Jemen. Gazeta “Uashington Times” ka cituar një deklaratë zyrtare anonime që thekson “Ishte Awlaki ai që ka ndikuar shumë te Abdulmutallab". Aty shkruhet gjithashtu se “Atij i kanë thënë: ‘Ti ke për të qenë kreu i shtizës së kombit mysliman’”. E njëjta deklaratë zyrtare i është rrëfyer gazetës “Times” se Abdulmutallab i ka shpjeguar FBI-së se ndodhej në një dhomë në Jemen, aty ku mori edhe bekimet myslimane dhe lutjet nga Awlaki gjatë së cilës të tjerë që donin të bëheshin terroristë ishin “të gjithë me veshje të bardha martirësh” dhe të njohur vetëm prej - pseudonimit të tyre të luftës”. Kësisoj, kleriku i Al Kaedës të cilin Begg dhe organizata e tij e kanë mbështetur prej vitesh, e ka bekuar Abdulmutallab ditën e krishtlindjeve gjatë operacionit të tij. Mbase kjo është një rastësi e çuditshme dhe koha e Abdulmutallab me Begg në Londër (edhe pse e gjatë relativisht) nuk arriti te prodhonte më shumë sesa dy xhihadistë që përdëllehen në shtetin më demokratik të botës. Veç kësaj, mendohet se Begg ka luajtur një rol të drejtëpërdrejtë në aktin terrorist të Abdulmutallab-it. Detajet operacionale duhej t’i jenë lënë në dorë ndonjë ish-të burgosuri të Guantanamos. Begg është një propagandist mjaft me vlera, nga ana tjetër. Nga Mbretëria e Bashkuar ai u shfaq si një kalë i dobishëm trojan për xhihadistët rreth globit, i cili e vjell çorbën e retorikës antiamerikane me një theks të ashpër anglez. Drejtori i Grupit Intelektual të Guantanamos i ka shpjeguar Lejtnant Kolonel Gordon Cucullu, autorit të librit “Brenda Guantanamos” se “Begg po i bën shumë të mira Al Kaedës”. Ashtu është e vërteta. Mbase propaganda xhihadiste e Begg ndihmoi të godiste Abdulmutallab në shtegun e tij të errët. Media dhe autoritetet amerikane kanë detyrë të hetojnë më tej për qartësime të reja.Thomas Joscelyn ka qenë partner në Fondacionin e Demokracive të Mbrojtjes. Shkrimin e përktheu nga anglishtja, Rudina Dahri ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›