Shtabi i Emergjencave, Olli: Asnjë i lënduar nga tërmeti
TIRANË- Për fat asnjë person nuk rezulton i lënduar nga tërmeti. Këtë gjë e pohon kreu i Shtabit të Emergjencave, Alfred Olli, sipas të cilit nga kontakti me krerët e zonave ku u regjistrua epiqendra nuk ka asnjë person të lënduar.
"Fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz, ndërsa një ekip i emergjencave është dërguar që herët në mëngjes dhe po bën vlerësimin e dëmeve. Në orën 10.00 do të bëhet dhe mbledhja e Shtabit të Emergjencës për të vendosur mbi masat që do të merren për të përballuar situatën"- thotë ai.