E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prefekti i Dibrës: Banorët e kaluan natën jashtë

DIBËR- Banorët e zonës ku u regjistrua epiqendra e tërmetit të mbrëmshëm e kanë kaluar natën jashtë, në frikën e përsëritjes së lëkundjes së fortë që ndjenë gjatë natës.
Sipas prefektit të Dibrës, Xhaferr Seiti zonat më të dëmtuara janë Shupenza dhe Gjorica, ku janë numëruar shtëpi të pabanueshme totalisht dhe pjesërisht. "Banorët e kanë kaluar natën jashtë. Ne kemi biseduar për të stabilizuar banorët në banesa të tjera, përkohësisht, ndërkohë që po bëjmë verifikimet e dëmeve"- tha ai, duke garantuar se do të merren të gjitha masat për të ndihmuar banorët.
Sipas të dhënave të para, në komunën Shupenzë janë shembur tërësisht 6 shtëpi, ndërsa në komunën Gjoricë të rrethit të Bulqizës, janë shembur 3 shtëpi. Por, mbledhja e Shtabit të Emergjencës pritet të japë të dhëna të sakta, pas verifikimit në terren.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›