E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtanga përcakton objektivin: Synohen medalje në Londër 2012

Rezultati i shkëlqyer i Ervis Tabakut në Botërorin për të Rinj, zhvilluar në Bukuresht, ku u shpall nënkampion i dyfishtë në peshën 85 kg, ka shtuar oreksin e drejtuesve të peshëngritjes. Sipas presidentit të FSHP-së, Esat Ademi, dy medaljet e argjendta në shkëputje dhe dygarësh, si dhe bronzi në shtytje, japin shpresa për rezultate të larta edhe në olimpiadën e ardhshme, Londër 2012. "Tabaku ishte pranë titullit të kampionit të botës, ndërsa peshëngritësja Sherjana Ruci u rendit e pesta në botë. Këto nuk janë rezultate dosido, pasi ky ishte një aktivitet mjaft prestigjioz", deklaroi Ademi. "Edhe paraqitjet e Caljes dhe Karinës na japin optimizëm për të ardhmen. Për vetë moshën e Tabakut, shoh potencialin për medalje në Lojërat e ardhshme Olimpike, që do të mbahen pas 3 vjetësh në Londër". Ai theksoi se po bëhet maksimumi me Federatën Botërore, që të rritet numri i bursave olimpike për shtangistët kuqezinj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›