Reali "blindon" Ronaldon për 1 miliard euro
Rekord i trefishtë për Kristiano Ronaldon. Pasi regjistroi blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit (94 milionë euro) dhe rrogën më të lartë vjetore (13 milionë euro në sezon), tashmë ylli portugez ka vendosur primatin edhe rreth klauzolës për prishjen e kontratës. Në fakt, Reali i Madridit ka vendosur çmimin për klubet e interesuara për "Topin e Artë": 1 miliard euro është shifra që duhet paguar, për t‘i "rrëmbyer" madrilenëve mesfushorin përpara përfundimit të kontratës në "Santiago Bernabeu". Një shifër e padëgjuar më parë, e cila pritet të hapë një tjetër valë polemikash, pas atyre që ishin shprehur kundër milionave të shpenzuara nga Perez për të afruar lojtarët më të mirë në skuadrën e Pelegrinit. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja e kryeqytetit iberik, "Marca", e cila tradicionalisht qëndron pranë presidentit të Realit të Madridit. Vetëm 24 orë më parë, gazeta tjetër madrilene, "As" shkruante se klauzola për prishjen e kontratës së Ronaldos ishte 200 milionë euro, një shifër që është dukshëm më e ulët se ajo aktuale. Në projektin për skuadrën "Galaktike II", Perez synon të neutralizojë sulmet e mundshme të sheikëve arabë, si pronarët e Mançester Sitit, të cilët gjatë verës së kaluar ofruan 168 milionë euro për t‘i marrë 24-vjeçarin kushërinjve të Junajtid.
Deri më tani, ishte pikërisht Reali ai që mbante çmimin rekord për të "blinduar" yjet e skuadrës: 180 milionë euro për dy sulmuesit Rud van Nistelroi dhe Raul, ndërsa një shifër të njëjtë kishte përcaktuar edhe Barcelona për kapitenin Karles Pujol. Në anën tjetër, vlera e përcaktuar në kontratën e Lionel Mesit është "vetëm" 150 milionë euro. "Marca" theksonte se me njëmijë milionët e klauzolës së Ronaldos, do të paguheshin 66 blerjet e fundit të klubit madrilen. Ndërkohë, shumë shpejt Kristiano Ronaldo mund të thyejë një tjetër rekord. Këtë herë bëhet fjalë për numrin e spektatorëve që do të jenë të pranishëm në stadiumin "Bernabeu", gjatë prezantimit zyrtar me fanellën "merengue". Data e përcaktuar për këtë ngjarje mendohet se është 6 korriku. Për ta bërë edhe më spektakolare mbërritjen e portugezit, shfaqja e lojtarit përpara tifozëve do të bëhet gjatë mbrëmjes, mes dritave dhe muzikës.
Ndërsa "As" theksonte se Perez synon të blejë edhe yllin e tretë në këtë merkato vere. Objektivi është Frenk Riberi dhe kjo është arsyeja përse kontaktet ndërmjet Realit dhe Bajernit të Mynihut janë intensifikuar. Njëshi i klubit kërkon që negociatat të zhvillohen privatisht, për të shmangur zhurmën që shoqëroi blerjen e mundshme të sulmuesit David Vija. Spanjollët ofrojnë 55 milionë euro për 26-vjeçarin, ndërsa gjermanët pretendojnë të paktën 60.