Unë tek Izraeli? Më mirë të vdes nga uria
Hasan Shahata
“Do të ishte më dinjitoze të vdisja nga uria, sesa të drejtoja përfaqësuesen e Izraelit. Gjatë gjithë jetës kam dëgjuar vetëm se Izraeli vret gratë dhe fëmijët tanë”. Deklarata e Hasan Shahata, trajneri i Kombëtares egjiptiane, pritet të ndezë shumë debate. Tekniku, i cili udhëhoqi “faraonët” drejt triumfit të tretë radhazi në Kupën e Afrikës iu përgjigj ashpër ftesës së disa gazetarëve izraelitë, të cilët i kërkonin të merrte drejtimin e Kombëtares së vendit të tyre.
#