E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtatë metalet e rrezikshme të verërave

E parezistueshme. Një nga pijet “aristokrate”, Vera, ka pasojat e saj të rrezikshme. Në verërat e bardha e të kuqe që prodhohen në shumicën e vendeve evropiane ka një sasi të konsiderueshme të së paku, shtatë metaleve të rënda. Ky është rezultati i një kërkimi të shkencëtarëve britanikë.

Ata kanë studiuar përbërjen kimike të verës nga 15 vende, nga Evropa, Amerika e Jugut dhe Lindja e Afërt. Dhe ka rezultuar se “në grupin e verërave të kontaminuara kanë bërë pjesë ato që prodhohen në Hungari, Sllovaki, Francë, Austri, Spanjë, Gjermani, Portugali, Greqi, Çeki, Jordani, Serbi dhe Maqedoni”.

Ndërsa Vera italiane, braziliane dhe ajo argjentinase nuk kanë përmbajtur sasi të rrezikshme të metaleve të rënda.

Prej metaleve të cilat kanë enë të pranishëm në verë janë izoluar vanadiumi, bakri, mangani, zinku, nikeli, kromi dhe plumbi, të gjithë të rrezikshëm për shëndetin e njeriut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›