E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtatë moldavë, akuzohen për trafikim organesh

Autoritetet moldave thanë se shtatë persona janë akuzuar për trafikim organesh.

Zyra e Prokurorit të Moldavisë tha se që të shtatë moldavët, kanë qenë pjesë në një rrjet ndërkombëtar që u ka hequr veshkat 11 qytetarëve moldavë.

Prokuroria tha se moldavët ishin nxitur të shesin veshkat e tyre për transplantime ilegale në vlerë prej 4 mijë deri në 10 mijë dollarë, duke filluar që në vitin 2001.

Njerëzit ishin dërguar në një klinikë në Turqi. Prokurorët kanë nisur hetimin në vitin 2003. Moldavia është një nga shtetet më të varfëra të Evropës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›