Moska reagon ndaj vendimit të SHBA-së, për vizat

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Moska, do të reagojë ndaj planeve amerikane, që të vë kufizime në marrjen e vizave për zyrtarët rusë, te cilet thuhet se janë përgjegjës për vdekjen në burg, të avokatit Sergei Magnitsky.
Deklarata vjen pasi administrata e presidentit Barak Obama, ka vendosur viza ndaj zyrtarëve rusë, që kanë ndërlidhje me burgosjen e më pas vdekjen në burg të avokatit Sergei Magnitsky.
Magnitsky, ka vdekur në një burg të Moskës, nga një sëmundje e patrajtuar në fund të 2009-ës.