E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia mund të tërhiqet përfundimisht nga dialogu

"Bisedimet Kosovë-Serbi, ka mundësi që të mos vazhdojnë në shtator, pasi pritet që pala serbe të tërhiqet nga ato, shkaku i vendimit të Kosovës për masat e reciprocitetit dhe marrjen e pikave doganore 1 dhe 31".

"Ndërkaq, zyrtarë të lartë serbë, të martën janë takuar urgjentisht për të marrë një vendim rreth ndërprerjes së bisedimeve. Kështu bëri të ditur për “Zëri”, një zyrtar në qeverinë serbe, në kushte anonimiteti.

“Nëse ata këmbëngulin, le të këmbëngulim edhe ne të mos vazhdojmë bisedimet në shtator. Nëse BE, nuk na dëgjon atëherë vetë ne duhet të marrim masa”, citohet të ketë thënë një zyrtar serb.

Sipas tij, para se Borko Stefanoviç të udhëtojë për në veri, i është përmendur mundësia e tërheqjes nga bisedimet, ndaj, shumë shpejt pritet të merret një vendim zyrtar.

“Nëse nuk na ndihmon BE-ja për të kthyer gjendjen e mëparshme, përveçse nuk do të ketë më bisedime me Prishtinën, po qeveria serbe do të marrë edhe masa të tjera, të cilat mund të jenë të paparashikueshme”, vijoi më tej ky zyrtar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›