E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE, apel për qetësi dhe dialog

Ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Eduard Xhozef, shprehu sot keqardhje për humbjen e jetës dhe të lëndimeve që ndodhën menjëherë pas operacionit të bërë nga njësitë speciale të policisë së Kosovës. Keshtu thuhet në një deklarate të OSBE-së.

“OSBE i bashkëngjitet apelit të partnerëve të vetë, nga komuniteti ndërkombëtar, për qetësi dhe shmangie nga hapat që mund ta bëjnë situatën më të paqëndrueshme”, tha Xhozef. Dialogu mes të gjitha palëve përkatëse ka rëndësi kyçe për të zgjidhur çështjet e hapura”, shtoi ai.

Ai citohet te këtë thënë se misioni u bën thirrje gjithë liderëve “që t`i shmangen retorikës nxitëse dhe të bashkëpunojnë ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in, të cilët janë duke ndihmuar në uljen e tensioneve”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›