E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Reuters”: KS diskuton nesër gjendjen në veri

Këshili i Sigurimit, ka pranuar kërkesën e Serbisë për një takim urgjent mbi tensionet në veri pas marrjes nën kontroll të pikave kufitare nga ana e Policisë së Kosovës. Keshtu raporton agjencia e lajmeve, “Reuters”.
 

Serbia i ka dërguar një letër KS të OKB-së, duke kërkuar që të mbahet një takim i hapur të enjten, për të diskutuar situatën e fundit. Diplomatë, që nuk kanë dashur t`iu përmendet emri, i kanë thënë “Reuters-it”, se aleatja e Serbisë, Rusia, e ka mbështetur kërkesën, ndërsa SHBA dhe Britania kanë thënë se kjo çështje, mund të presë derisa të mbahet takimi i rregullt për Kosovën në muajin e ardhshëm.
 

Megjithatë, sipas kësaj agjencie, Këshilli ka arritur një kompromis dhe ka rënë dakord që të mbahet takimi të enjten, por ai të jetë me dyer të mbyllura dhe jo i hapur për publikun.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›