E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX, heton vrasjen e policit

Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka bërë të ditur se në përputhje me legjislacionin relevant, ka nisur hetimet në tre incidente të ndryshme kriminale që kanë ndodhur më 26 korrik, në veri të Kosovës.

Ato kanë të bëjnë me vrasjen e një polici të Kosovë në fshatin Zupçë afër Zubin Potokut dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm me një mjet shpërthyes, të hedhur ndaj një konvoji të Policisë së Kosovë afër Mitrovicës.

Hetimet, sipas deklaratës për shtyp të misionit po kryhen nga Task-Forca e Mitrovicës, që përfshin prokurorët nga Gjykata e Qarkut e Mitrovicës dhe Policia e EULEX-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›