E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-drejtuesi padit Mjekesine Ligjore

Dy muaj pas skandalit te lirimit te te denuarve me raporte false te Mjekesise Ligjore, ka ardhur edhe reagimi i pare ne rruge ligjore. Ish-zevendesdrejtori i institucionit, Arben Lloja, i cili ishte nje prej tete eksperteve te shkarkuar pas raportit te Ministrise se Drejtesise, ka paditur dje ne Gjykaten e Tiranes, Mjekesine Ligjore, duke kerkuar shfuqizim te urdhrit dhe rikthim ne detyre. Largimi i Llojes eshte bere me motivin “shperdorim detyre”. Nepermjet padise se depozituar dje ne gjykate, ish-numri dy i Mjekesise Ligjore kerkon rikthimin ne pune, duke e vleresuar shkarkimin te padrejte. Largimi i Arben Llojes nga puna eshte bere pas lirimit padrejtesisht te 18 te burgosurve nga burgjet, fakt qe u evidentua nga nje kontroll i Ministrise se Drejtesise ne dosjet e gjykatave. U zbuluan nje sere raportesh mjekesore e ekspertiza te mjeko-ligjoreve, qe i cilesonin te denuarit si te semure rende, apo se kishin frike nga qelia dhe duhet te liroheshin. Raportet e zbuluara dhe vendimet e gjykatave cuan ne shkarkimin e tete eksperteve, mes te cileve edhe zevendesdrejtorit Lloja, qe ka kundershtuar urdhrin nepermjet padise ne gjykate.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›