Franca mund të fitojë Euro 2012

Mesfushori i Francës, Yann M’Vila beson se Trekolorët mund të fitojnë Euro 2012 në Poloni dhe Ukrainë verën e ardhshme.
Franca u kualifikua për Euro 2012 si fituese e Grupit D. M’Vila është optimist se mund të dalin triumfues në garën të cilën së fundmi e kanë fituar më 2000.
“Kam krenar dhe i lumtur që jemi kualifikuar. Mendoj se kemi gjasa të mira në Euro. Nuk do të shkojmë në Ukrainë dhe Poloni vetëm për të marr pjesë por të kthehemi me titull” tha M’Vila për FIFA.com.