E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtate vjet burg shperndaresit, lirohen dy shoket

BERAT- Gjykata e Beratit denoi dje me shtate vite burg nje te pandehur per mbajtje dhe shitje droge, ndersa liroi dy shoket e tij. Burime prane ketij organi bejne me dije se diten e djeshme ka marre fund gjykimi ndaj Ferdinant Bardhit, banor i qytetit te Kucoves. Ka qene treshja gjykuese e perbere prej Nazmi Troka, Bernina Kondi dhe Agron Vavla, qe pas 10 seancash gjyqesore ka dhene denimin e formes se prere ndaj Ferdinant Bardhit. Sipas gjykates, Bardhi rezultoi fajtor per vepren penale te "posedimit te lendeve narkotike". Po kjo gjykate ka deklaruar te pafajshem dhe liruar ne sallen e gjyqit dy te akuzuarit e tjere, Teodor Mertiri dhe Avenir Lame. Te tre keta persona u arrestuan me 6 tetor te vitit te kaluar, ndersa ndodheshin ne banesen e Teodor Mertirit, ne lagjien "11 Janari" te qytetit te Kucoves. Bardhi mesohet se ish pikasur nga inspektoret antidroge ndersa futej ne banesen e bashkeqytetarit te tij Mertiri, ku dhe u arrestua me nje sasi heroine qe mbante me vete.

E.H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›