E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anetaret e rinj te KKRT, perplasje pozite-opozite

Altin Ndroqi dhe Ermal Gjonaj jane dy emrat qe Partia Demokratike propozon si kandidatura per postin vakant ne Keshillin Kombetar te Radiotelevizioneve. Shkarkimi i nje prej anetareve te ketij keshilli, Frano Kulli uli dje anetaret per te diskutuar dy kandidatet qe pretendojne te zene postin e tij. Anetaret e opozites te kryesuar nga Valentina Leskaj kundershtuan te dy emrat. "Mazhoranca po shkel procedurat dhe standardet ne emerimin e anetarit te KKRT-se. Kandidaturat ne komision duhet te ishin nga shoqeria civile, sikurse e parashikon ligji", u shpreh kryetarja e komisionit, Leskaj. Kundershtime paraqiten dhe anetaret e tjere te majte. Por sipas kreut te grupit demokrat, Astrit Patozi, procesi ne perzgjedhjen e kandidateve per postin vakant ne KKRT, ishte transparent. Ai ftoi opoziten te sjelle dhe ajo kandidaturat e saj per te vendosur me pas se kush meriton te zgjidhet anetar i keshillit. Propozimi u pranua dhe diten e sotme, pritet te merret vendimi per perzgjedhjen e emrit qe do te zevendesoje Frano Kullin ne KKRT.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›