E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Italia, avokate e Shqiperise ne NATO

Presidenti Bamir Topi gjate vizites se tij zyrtare ne Itali zhvilloi dje takime me

Presidentin Italian, Xhorxho Napolitano dhe me kreun e dhomes se deputeteve, Xhianfranko Fini. Gjate takimeve, kreu i shtetit shqiptar i informoi me zhvillimet me te fundit ne vend, reformat kushtetuese, zgjedhore, ne drejtesi, ekonomi, etj. "Ne do te mireprisnim qe Italia te ishte avokatja e Shqiperise ne mbeshtetje maksimale dhe intensive ne procesin integrues te vendit ne NATO dhe BE", u shpreh Topi. Nga ana e tij dhe presidenti Napoletano shprehu perkushtimin per fuqizimin e Bashkimit Evropian edhe nje vleresim pozitiv mbi sprovat e fundit te kaluara nga BE-ja me iniciativa dhe vendime te perbashketa si perballe sfides ruse-gjeorgjiane, ashtu edhe perballe krizes financiare boterore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›