Topalli, mbeshtetje nga Spanja per integrimin
Spanja premton ratifikim te shpejte te Protokollit te anetaresimit te Shqiperise ne NATO si dhe mbeshtetje ne procesin integrues. Garancia ju dha dje Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli e cila ndodhet per nje vizite zyrtare, nga kryeministri i Spanjes Jose Luis Rodrigez Zapatero. Kryeministri Zapatero garantoi kryetaren e Kuvendit se procesi i ratifikimit te ketij protokolli nga Spanja, do te perfundoje brenda nje kohe te shkurter, dhe se Spanja mirepret anetaresimin e shpejte te Shqiperise ne NATO. Kreu i qeverise Spanjolle theksoi se eshte gjithashtu ne pritje te vizites se kryeministrit shqiptar Berisha, ne Spanje. Nga ana e saj dhe kryetarja Topalli tha se do te ishte ne nderin dhe kenaqesine e Shqiperise te prese ne nje vizite se afermi edhe kryeministrin Zapatero.