E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nishani" prangos fotografin me droge

Sarande - Operacioni i koduar "Nishani" ve ne pranga fotografin e akuzuar per kultivim dhe shitje te lendeve narkotike. Aksioni i Antidroges se komisariatit Sarande eshte zhvilluar mengjesin e djeshem, ne kodren me te njejtin emer qe mban operacioni, ne aksin rrugor Delvine-Muzine. Burime zyrtare thane se arrestuan te dyshuarin Afrim Ymeri dhe sekuestruan 4 kg hashash te presuar dhe 200 bime kanabis sativa.

Ymeri, me profesionin fotograf, mesohet se kishte ne pronesi nje toke jashte qytetit, ku kishte mbjelle prej vitesh peme frutore. Por pemetoren kohet e fundit e kishte perdorur dhe si plantacion te kultivimit te kanabisit. Menjehere sapo ka marre informacion per kete fakt, policia vendore ka organizuar nje aksion per korrjen e droges dhe kapjen e te dyshuarit ne zonen e Delvines, ku dhe ai banonte.

Burime zyrtare thane se veprimet jane kryer ne te njejten kohe, ku nje pjese e policeve kane shkuar ne shtepine e te dyshuarit, qe te mos arratisej, kurse te tjeret ne siperfaqen e tokes ku ishte mbjelle kanabis sativa. Pas verifikimit te parceles se kanabisit, policia ka deklaruar se ishin 148 rrenje te mbjella te cilat ishin gati per t'u korrur me qellim trafikimin jashte vendit.

Gjatesia e bimeve shkonte deri ne 2,3 metra dhe jane perdorur kosa e sepata per prerjen e tyre. Kontroll eshte bere edhe ne banesen e 51 vjecarit Ymeri e disa ambiente te tjera te ndertuara prej tij. Ne shtepi u gjeten 4 kg hashash i presuar, kurse brenda nje kasolleje edhe 50 rrenje te tjera kanabisi qe ishin varur per tharje. Droga e perpunuar ishte paketuar ne disa qese plastmasi, gati per hedhje ne treg. Mesohet se fidanet Ymeri i kishte siguruar ne nje nga fshatrat e Rrezomes, zone e cila eshte e njohur per kultivimin e bimes narkotike.

Menjehere pas sekuestrimit te bimeve narkotike eshte bere asgjesimi i saj me djegie dhe arrestimi i 51 vjecarit te akuzuar si pronari i saj. Ymeri akuzohet per vepren penale te "kultivimit dhe tregtimit te bimeve narkotike" dhe pritet qe te dale neser para togave te zeza te Gjykates se Sarandes per mase sigurie. Gjate marrjes ne pyetje fotografi ka mohuar se droga ishte prone e tija, duke u shprehur se nuk kishte dijeni per kanabisin.

Bardhyl Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›