Droge per te semuret, pranga te riut
Tirane - Kapet duke shitur droge tek spitalit numer 5, qe njihet dhe si spitali i te semureve mendore. Policia e kryeqytetit ka vene ne pranga nje dite me pare, nje te ri i cili ishte duke shitur lende narkotike tek institucioni shendetesor. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te uniformave blu te kryeqytetit, te cilat thane se, ne pranga eshte vene Silvan Meta, 26 vjec, nga Tirana. I arrestuari sipas policise, eshte ndaluar dhe me pare, nen akuzen e "vjedhjes". Pas prangosjes se tij, nga specialistet e Seksionit te Luftes Kunder Droges, eshte ushtruar dhe nje kontroll ne banesen e te riut, ku eshte gjetur dhe nje sasi tjeter lende narkotike, e llojit kanabis sativa. Burimet e policise thane gjate dites se djeshme, se ne momentin e arrestimit i eshte kapur sasia prej 4.5 gram kanabis sativa, e ndare ne doza te vogla, qe ishin bere gati per t'u shitur.
Prangosja
Arrestimi i 26-vjecarit Meta, eshte bere pasi uniformat blu, kishin marre informacione ne lidhje me aktivitetin qe kryente ai. Specialistet e Seksionit te Luftes Kunder Droges, ne Policine e Tiranes, bazuar ne marrjen e informacioneve ne rruge operative, kane mundesuar arrestimin ne flagrance te Silvan Meta, 26 vjec nga Tirana, thane dje burimet zyrtare te uniformave blu. Sipas tyre, 26-vjecari eshte kapur ne flagrance prane spitalit numer 5, ku pas nje kontrolli te ushtruar ju gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves, dy qese farmacie me nje sasi prej 4.5 gram, bime e dyshuar lende narkotike e llojit kanabis sativa. Policia tha, se kishte informacione ne lidhje me aktivitetin qe ushtronte i riu.
Hetimet
Prej me shume se dy javesh, uniformat blu te antidroges kishin marre informacion per Silvan Meten. Ky i fundit, e merrte lenden narkotike dhe e shiste ne afersi te spitalit numer 5, qe eshte dhe i te semureve mendore. Burime nga grupi hetimor, kane bere te ditur se, dyshohet se 26-vjecari, shiste lenden narkotike per klientet qe kishte. Kanabis sativa njihet dhe si bar qetesues, sidomos nese behet si caj dhe dyshohet se i riu mund te shiste droge dhe ne spitale. Pas arrestimit te te riut, ku i jane gjetur dhe lenda narkotike e paketuar per tu shitur, ai eshte derguar ne qelite, e Drejtorise se Policise, ku eshte marre ne pyetje. Mbi te eshte ngritur akuza e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike" dhe dosja i ka kaluar Prokurorise se Tiranes.
Hetim te afermit, per arme pa leje
Policia e Tiranes ka nisur dje hetimet dhe per 17-vjecarin A. M., i cili eshte i afert i Silvan Metes. Uniformat blu thane se, gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e 17-vjecarit, u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves, dy arka me fisheke model 56 dhe dy trasta me fishek model 56, kalibrit 7. 62 mm, qe gjithsej kishin 1403 fishek. Ai po hetohet ne gjendje te lire, per akuzen e "mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake".
Artan Cena