Shtatorja e Nënë Terezës gati për tu vendosur në SHBA
Shtatorja e Nënë Terezës e skulptorit Vasilieve Nini është gati për tu vendosur në ditëlindjen e 100 vjetorit në 26 Gusht në Katedralen e Shën Palit në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E sapo dalë nga fonderia artistike e skulptorëve Pjerin Kolnika dhe Dylber Neziri, monumenti në bronx i "Nënë Terezës" është i përmasave 2 metra e lartë dhe e 70 centimetrave gjerësi e gjatësi. Artisti Vasiliev Nini i mbërritur nga Ohaio e Shteteve të Bashkuara ku jeton dhe punon për disa qendra të njohura të arteve shprehet se shtatorja dhe busti i Nënë Terezës tanime krahas Kosovës dhe Malit të Zi ndodhen edhe pranë komuniteteve shqiptare të Nju Jorkut dhe Uashingtonit.
Shtatorja e Nënë Terezës është një vepër që ka qënë një ëndërr për skulptorin Vasiliev Nini që kur mori çmimin Nobel dhe u dëgjua për të përtej mureve të diktaturës komuniste. Nënë Tereza e Detroitit është një monument i porositur nga komuniteti i shqiptarëve të Malësisë së Madhe të emigruar që në shekullin e shkuar atje dhe një dëshirë e përbashkët e mbarë shqiptaro-amerikanëve për tu krenuar me një personalitet me origjinë shqiptare të nderuar e tejet të vlerësuar nga shteti amerikan si dhe më shumë popullaritet për shtetasit amerikane. Një tjeter shtatore e Nënë Terezës nga autori Vasiliev Nini pritet të qëndrojë si surprizë në 26 gusht në hollin e Muzeut Historik të Tiranës përgjatë kremtimeve jubilare të Ministrisë së Kulturës.