E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumuni Alexandar Nanau i pari në “DokuFest”

çmimet Përfundon në Prizren Festivali Ndërkombëtar për Dokumentar dhe Film të Shkurtër

Përfundoi në Prizren, festivali ndërkombëtar për Dokumentar dhe film të shkurtër “DokuFest”. Festivali i cili u çel më 31 korrik dhe përfundoi më 7 gusht priti më rreth 200 filma nga 37 shtete, të përfshira në pesë programe garuese, 10 programe speciale dhe një numër të konsiderushëm aktivitetesh. Fituesit e Edicionit të nëntë të festivalit ishin IX Alexandar Nanau, nga Rumunia me filmin “The World according to Ion B” për Garën Ballkanike. Dokumentari më i mirë i gjatë u zgjodh filmi “La boca del lupo”, i Pietro Marcello nga Italia, ndërsa çmimi për dokumentarin më të mirë të shkurtër iu dha filmit “Albert’s Winter”, të Andreas Koefoed nga Danimarka. Mirënjohjen e parë speciale për dokumentarin e shkurtër e mori filmi “The Shutdown” i Adam Stafford, nga Britania e Madhe. Ndërkaq, mirënjohja e dytë speciale për filmin më të mirë të shkurtër iu nda filmit “The Darkness of the Day”, i Jay Rosenblatt nga SHBA-ja. “Filmi Six dollar fifty man” i Mark Albitson dhe Louis Sutherland nga Zelanda e Re u zgjodh filmi më i mirë i shkurtër. Mirënjohja e parë speciale për filma të shkurtër iu nda filmit “Focal Point” nga Alireza Khatemi dhe Ali Seiffofuri, ndërkaq mirënjohja e dytë speciale iu nda filmit “Tsunami”, i autorit Shaqir Veseli nga Shqipëria. çmimi filmi më i mirë kombëtar iu dha filmit “Vëllau Jem”, të Burim Baftiut. çmimi për garën “Green Docs” i shkoi filmit “Garbage dreams”, të autorit Mai Iskander. çmimi për të drejtat e njeriut i shkoi filmit “Enemies of the people” i Rob Lemkin. Regjisorja turke, Doga Kilicoglu, u vlerësua me çmimin e publikut për filmin “Married to kamera”. Për çmimin DokuKids u vlerësua filmi “Benigni”. çmimi “Sorra Prizre” i shkoi filmit “Greetings from Kosovo”, i Suada Jahirovic ndrësa çmimin Best Newcomer Award i shkoi regjisorit nga Sllovenia, Juri Meden për “1717 Kilometers of Summer 2009” dhe filmit “Tobacco Girl” i Biljana Garvanlieva nga Maqedonia.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›