Moti i keq, vonesa në mbërritjen e trageteve në Durrës
Në portin e Durrësit ka pasur vonesa të mëdha të tra geteve nga Trieste dhe Ankona. Gjatë natës, deti kishte një fuqi prej 7-8 ballë, çka ka penguar ardhjen në kohë të trageteve. “Trageti i linjës Ankona-Durrës është ankoruar natën e kaluar në port me rreth 12 orë vonesë, ndërsa pak më vonë është rinisur drejt portit Italian për të fituar kohën e humbur. Edhe sot paradite katër tragetet e linjës Bari-Durrës, më të cilët po udhëtojnë qindra bashkëatdhetarë që do të kalojnë pushimet e fundvitit pranë familjeve do të mbërrijnë pas orës 09.00, duke shënuar vonesa disaorëshe”, thanë burime nga kapiteneria e Portit të Durrësit.