E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Të kontribuojmë për reformën në gjyqësor

 Kreu i shtetit, njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka deklaruar se duhen reforma të thella në legjislacion për sistemin e ndrejtësisë. “Të gjithë duhet të ngremë zërin për pavarësinë e gjyqësorit. Megjithëse janë bërë hapa përpara për pavarësinë e sistemit të drejtësisë, ajo duhet të takojë standardet evropiane”, u shpreh Topi. Ai ka kërkuar nga partitë politike që të prononcohen për gjyqësorin dhe të ndihmojnë në reformimin e mëtejshëm. Duke folur për Shkollën e Magjistraturës, presidenti Topi theksoi se kjo shkollë është gurë themeli për gjyqësorin shqiptar.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›