Shtatzënë me 12 bebe
Një grua do të thyejë rekord duke lindur 12 fëmijë, 6 djem dhe 6 vajza. Gruaja me profesion mësuese po i pret fëmijët pas trajtimit të fertilitetit. Ekspertët e kanë konfirmuar këtë shtatzëni të jashtëzakonshme në Gafsa, Tunizi dhe kanë deklaruar se ajo ishte e mundur, por barte rreziqe të mëdha. Nëna e 12 bebeve, emri i të cilës ende nuk është bërë publik u ka raportuar mjekëve se ajo ndjehej shumë mirë dhe po priste me shumë kënaqësi lindjen e 6 djemve dhe 6 vajzave të saj. Ajo deri tani gëzon shëndet të mirë dhe ndodhet nën monitorimin e mjekëve. Gruaja ka dëshiruar të lindë në mënyrë natyrale, por kjo i është refuzuar nga mjekët si e pamundur.