E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvaret në qeli 27 vjecari. Ishte dënuar për vrasjen e gruas

POlicia shprehet se i riu u vetevar me nje carfac ne burgun e sigurise se larte ne Peqin. I riu 27 vjecar u akuzua 3 vjet me pare se vrau gruan e tij dhe per kete mori denimin me te rende 25 vjet burg 

 PEQIN- Një 27 vjeçar u gjet i vetëvarur pas mesnatës duke u gdhirë dita e sotme, në qelinë e burgut të sigurisë së lartë në Peqin ku ai vuante dënimin me 25 vjet burg për vrasjen e bashkëshortes së tij.
"I dënuari Artan Halili u gjet i vetëvarur me çarçaf tek dritarja e qelisë, rreth orës 00:20 të ditës së sotme", thanë burime zyrtare të policisë lokale, të cilat nënvizuan se grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Sipas policisë, Artan Halili, lindur në fshatin Kryezjarth dhe me banim në lagjen "11 Nëntori" në qytetin e Elbasanit, vrau katër vite më parë, më datë 24.07.2006 për motive xhelozie, bashkëshorten e tij Antoneta Halili. Policia identifikoi si autor të vrasjes, Halilin atëhere 24 vjec. Halili u gjykua dhe dënua me 25 vjet burg për vrasjen me paramendim të bashkëshortes, Antonetës. 

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›