E Diel, 1 Nëntor 2026

Krume ndotja e mjedisit qe po u nxin jeten qytetareve

Reportazh Era e rende e amoniakut po i ze frymen qytetit dhjetera banore largohen nga vendi

Sapo del ne Qafen e Barakut duke udhetuar per ne Krume qe eshte qendra administrative e rrethit te Hasit te shfaqet para syve qyteti i vogel rreze kodrave. Mbylle dritaren te lutem - i tha nje pasagjer shoferit te autobusit - tani te ze frymen ajo era e pularise. Dhe si per tu cuditur edhe nje re pluhuri e bardhe qe dilte nga nje gurethyese gjigande aty afer po e sulmonte qytetin e vogel ne ate mengjes kur njerezit ende nuk ishin zgjuar. E paske hunden e holle zotrote - ja ktheu nje mesoburre - ne sikur u mesuam me kete ere te keqe ketu ne Krume.

Dhe me te vertete si nje gje qe te ndodh papritur dhe te prish imazhin nje ere e rende amoniaku e mbushi hapesiren.

Mu kujtua se vetem pak kohe me pare Kryeministri Berisha kishte dhene nje urdher te prere se do te ndeshkonte me forcen e ligjit cilindo drejtues te pushtetit vendor qe nuk eshte i kujdesshem per mbrojtjen e ndotjes se mjedisit. Nganjehere si i thone fjales tetari eshte me i madh se gjenerali ose ule zerin gjeneral se po degjon tetari. Duke e pare ate vend mendja me shkoi ne nje kohe relativisht te larget. Me te vertete kisha shume kohe pa ardhur ne vendin tim te lindjes dhe ne memorien time po e kujtoja Krumen me pamjen e kohes se shkuar te femijerise. U falem ketyre maleve me te gjitha labirintet e tyre se ne ato kohe te veshtira kur i ashtuquajturi divizioni i mbrojtjes se popullit ndiqte nate e dite kriminele lufte u bene streha e nacionalisteve dhe te gjithe atyre qe luftonin kunder vendosjes se regjimit komunist ne Shqiperi. U falem ketyre njerezve te mire bujare dhe fisnike si ne asnje vend tjeter ku edhe femijet e vegjel i ushqyen armiqte e popullit sa munden me buke e kripe dhe nuk u tregonin komunisteve se ku ndodheshin. Kujtimet fluturuan shume larg ne ate kohe kur familja jone sapo ishte liruar nga internimi dhe menjehere na vune nofken e kulakut. Ne kohen e para-kolektivizimit Kruma ka qene me te vertete vendi me nje bukuri te rralle qe Zoti ua kishte falur ketyre njerezve. Te gjithe te ardhurit qe per pune ose arsye te tjera vinin dhe banonin ne kete vend per nje kohe largoheshin me lot ne sy dhe Krumen e kishin quajtur Misiri i vogel me emrin e atij qyteti te famshem ne te gjithe boten. Aty ne kembet e Pashtrikut plak ndermjet malit te Gajrepit nga njera ane dhe malit te Qytezez nga ana tjeter shtrihet kjo pllaje e bukur ku buron nje lum i vogel me uje te kulluar si pika e lotit dhe i ftohte ne vere si akulli ne bjeshke. Eumlshte Vrella e Krumes qe sa buron nga mali merr te poshtem permes fushes me ato korije me peme te ndryshme gjithfaresh dhe me arra qe harlisen ne ate toke pjellore. Duket fshati ne ate kohe dhe tani qyteti mori emrin e ketij burimi qe vjen nga fjala krue dhe Krume u quajt qe nga koha qe historia e njeh dhe shkruan per kete treve te Dardanise se lashte. Burrat e vjeter duke u treguar brezave me te rinj deri ne ditet tona thone se Kruma ka qene e banuar shekuj me pare dhe fiset kane kaluar njeri pas tjetrit duke lene ne toponimet e shumta emra gjithfaresh. Por stolia dhe begatia e Krumes ka qene ky lum i vogel qe pervecse i ka dhuruar fshatit uje te pijshem dhe ka vaditur tokat e begata ka ndikuar qe dimri i ashper i ketyre aneve ketu ne Krume te jete me i bute. Pranvera ketu vjen me heret e vjollcat celin bregut te lumit duke perhapur nje ere qe te freskon mendjen e te ben me te ri. Nderkohe lart ne bjeshke jo shume larg bora shkelqen me ngjyrat si te ylberit ne rrezet e diellit te pranveres qe ka ardhur. Sapo u formua kooperativa bujqesore nepermjet dhunes dhe terrorit fshatrave u moren bastite qerret qete e punes. Puna e pare qe beri kryesia e kooperatives nen drejtimin e organizates se partise ishte prerja e pemeve frutore per te bere furra gelqereje se fshataret duhet te mbanin pasterti neper shtepite e tyre. Gjithe ai masiv i madh me peme lloj-llojesh sa qe shtepite nuk dukeshin gjekundi per nje kohe te shkurter u be rrafsh me token. Tymi i zi i furrave te gelqeres po bente shkrumb e hi mundin e djersen e njerezve ne breza. Pyjet shekullore u prene masivisht per tu kthyer ne toka pjellore dhe flora e fauna e ketij vendi magjepses u shkaterrua. Ishte koha kur dhia lopa e delja quheshin diversante po te zbuloheshin se i mbante dikush ne shtepi. Bari rritej dhe thahej ne kullotat me ze te Pashtrikut dhe femijeve u thahej goja per nje pike qumesht. Populli i Hasit e priti demokracine si i verbri driten e syrit. Shume gjera ndryshuan per mire. Nuk kishin me mbi koke nate e dite ish-sigurimsat e regjimit komunist qe i pergjonin kudo nate e dite hasjanet per ti pushkatuar burgosur internuar. Rruga automobilistike qe eshte quajtur si Unaza qe do te lidhe verilindjen me juglindjen e Shqiperise do te kaloje nga Tropoja ne Krume dhe pasi te tejkaloje Rrugen e Kombit ne Kukes do te depertoje ne drejtim te Dibres per ne Korce. Nje rruge bashkekohore eshte ndertuar dhe nga Kruma qe e lidh me Kosoven dhe ne Gjakove mundet te arrish akoma pa mbaruar nje llulle me duhan. Nje jete tjeter ka sjelle demokracia ne keto vende. Njerezit jane te lire jetojne me mire dhe kane ndertuar vila qe i kane dhene bukuri ketij qyteti te vogel me emer dhe gjithe krahines se Hasit. Ne vitin 1997 mu ne mes te lagjes lsquoPekaj me e populluara e Krumes nje biznesmen ndertoi nje kompleks pularie me nje kapacitet me shume se 16 000 pula. Tani era e rende e jashteqitjeve ngordhjeve pluhuri qe nxjerrin aspiratoret e ka infektuar kete vend ne kufijte e nje ambienti ku nuk mundet te jetohet. Shume banesa qe jane me ne afersi te pularise jane bere te pabanueshme dhe banoret e tyre kane marre arratine dhe jane larguar. Sidomos femijet dhe te moshuarit jane me te rrezikuar nga semundjet e ndryshme alergjite astma zgjebja. Era e rende e amoniakut po i ze frymen qytetit. Punonjesit e sherbimit shendetesor publik te Qarkut te Kukesit pasi mbushin nje cante me veze dhe me nje pule te ngordhur ne doren tjeter konstatojne se nuk ka rrezik per shendetin. Nderkohe nuk ka asnje vend ne bote qe te kete te formuluar nje ligj te tille Vdis ti se duhet te pasurohem une.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›