Akuza per pengmarrje Apeli rrezon pafajesine dhe denon Zaharine

Vendimi 22 vjet burg per te pandehurin Fotaq Zaharia akuzohet per pengmarrjen e Mariana Jankut kundrejt shumes 50 milione leke
Gjykata e Apelit te Krimeve te Renda ka rrezuar vendimin e kolegeve te Shkalles se Pare dhe pafajesine e dhene per te pandehurin Fotaq Zaharia dhe e ka denuar ate me 22 vjet burg. Trupi gjykues nuk ka rene dakord me arsyetimin e vendimit te pafajesise dhe mosdenimit te ketij te pandehuri me nje prove te vetme duke mos riderguar per shqyrtim kete ceshtje por duke e denuar me 22 vjet burg aq sa kerkoi ne Shkallen e Pare edhe prokurori i ceshtjes. Ky vendim ka ardhur pas apelimit qe i beri organi i akuzes vendimit te gjyqtareve te Shkalles se Pare te cilet kerkeses per deklarimin fajtor dhe denimin e tij me 22 vjet burg i dhane pafajesi te pandehurit. Sipas akuzes i pandehuri akuzohet per nje ngjarje te ndodhur ne Vlore e nisur si vjedhje me arme dhe me pas e vijuar me marrjen peng te shtetases Mariana Janku ngjarje e ndodhur pese muaj pasi i pandehuri Zaharia bashke me kater shoket e tij eshte arratisur nga dhomat e paraburgimit te Vlores. Referuar akuzes me date 17 qershor 2001 i pandehuri Fotaq Zaharia se bashku me te denuarit Ermir Habili dhe shtetasit Armando Bega e Haxhi Hoxha jane arratisur nga dhomat e paraburgimit te komisariatit te policise se Vlores ku ndodheshin me mase sigurimi Arrest ne burg te dyshuar se kishin kryer disa vepra penale si Vjedhje dhe Rrembim personash me qellim perfitimi. Me pas i pandehuri Zaharia bashke me te denuarin Habili jane ndare nga dy shoket e tjere dhe jane strehuar ne fshatin Bishan te rrethit Vlore tek nje ish-shok qelie qe per 25 dite kishte qendruar bashke me Zaharine ne dhomat e paraburgimit. Pas qendrimit disaditor ne pronat e shokut te qelise ky i fundit me kerkese te te pandehurit Zaharia i ka treguar shtepine e te demtuarit Sokol Janku ne fshatin Poro si te pershtatshme per ta grabitur. Te nesermen dy te arratisurit pasi jane njohur me zonen dhe vendin ku ndodhej banesa e te demtuarve jane larguar per tu kthyer aty me 19 nentor 2001 rreth mesnates. Dy te arratisurit nga burgu Zaharia e Habili te maskuar dhe me arme nder duar futen me dhune ne banesen e te demtuarit Sokol Janku duke shfrytezuar shkallet e jashtme te katit te dyte. Nen kercenimin e armeve dy grabitesit kane kontrolluar te gjithe banesen per leke por pasi nuk kane gjetur sasine e pretenduar kane marre peng bashkeshorten e kryefamiljarit shtetasen Mariana Janku. Rrembyesit te cilet kishin shkuar tek banesa me nje motor te drejtuar nga Zaharia ne ikje marrin makinen e te demtuarve qe ndodhej ne oborrin e baneses se tyre te tipit Fuoristrade me targa VL 1133 B qe do te drejtohej nga Habili ndersa vete Zaharia e ndjek makinen nga pas me motorin e tij. Ne ikje e siper Zaharia ka marre ne telefon kryefamiljarin Sokol Janku duke i kerkuar ne kembim te lirimit te bashkeshortes se tij pese milione leke te reja. Pas kesaj telefonate kryefamiljari lajmeron forcat e rendit te cilet ne hyrje te qytetit te Vlores ndalojne dhe arrestojne pengmarresin Habili duke liruar keshtu pengun e tyre. Nderkaq Zaharia mundi te ikte pa u zbuluar se kush ishte dhe pa u arrestuar prej tete viteve. Ne ate kohe per kete grabitje dhe rrembim u denua vetem shtetasi Ermir Habili me 25 vjet burg per krimin e kryer ne bashkepunim me personin e identifikuar vetem pak muaj me pare Fotaq Zaharia. Identifikimi i tij eshte kryer nga familjaret e rrembyer vetem pas denimit te Zaharise me 23 vite burg per veprat e kryera ne vitin 2005 ku qelloi me granate ish-shefin e Krimeve te Vlores dhe kreu dy grabitje me dhune.
Deshmia e gruas se marre peng
Mariana Janku gruaja me origjine zvicerane ka treguar para gjykates momentin qe gjeti maskat ne banese e deri ne pengmarrjen e saj kundrejt shumes prej 50 milione lekesh. Ne nentor te vitit 2001 kam jetuar ne fshatin Poro te Vlores. E kisha vajzen 2 vjece e gjysme. Ate nate vajza po me qante e kam marre ne krah dhe kam shkuar ne kuzhine per ti bere qumeshtin. Kam pare dy persona me maska qe me thane Mos fol. Me thane se ku e kisha burrin. I cova te dhoma e gjumit. I shkreti u cua e i pa. Na kerkuan leke - ka nisur te tregoje deshmitarja Janku. Sipas saj dy maskat te cilat kane qene te veshur me xhupa te medhenj ku ne xhepat e tyre kishte edhe granata si dhe u dukej nje arme me silenciator jane habitur qe ne banesen e ciftit Janku nuk kishte te holla. Burrin ma lidhen me pranga. Une u ula ne krevat dhe ne krahe kisha vajzen ndersa dy femijet e tjere i kisha te dhoma tjeter. Komunikuam me ze normal. Kontrolluan shtepine qe zgjati me shume se gjysme ore. Moren me pak se 500 mije leke celularin e burrit armen e tij te gjahut qe e kishte me leje si dhe veshjet lara-lara - vazhdoi me tej deshmitarja. Sipas deshmitares maskat kane biseduar me burrin e saj te cilin donin qe ta merrnin me vete por me pas kishin ndryshuar mendje duke kerkuar gruan e tij. Ata i kishin vene kusht qe te nesermen duhet tu sillte 50 milione leke ndersa bashkeshorten e tij nuk do ta preknin. Maskat pasi kishin lidhur Sokol Jankun me natriban kane marre makinen e tyre qe ndodhej ne garazh. Madje ata i kane kerkuar gruas te merrte me vete gjithcka qe i nevojitej. Gruaja ne ato momente ka marre nje bicak qe ia ka dhene fshehurazi bashkeshortit te saj. Pas ketij veprimi njeri prej maskave ka qendruar ne banese ndersa tjetri eshte larguar bashke me gruan. Kur kane ikur nje cope rruge te fshatit makina ka qendruar dhe nga pas mesohet se ka ardhur maska tjeter. Por ne krye te rruges makines qe mbante peng gruan i ka dale policia e cila ka qelluar ne drejtim te makines. Maska qe mbante timonin eshte plagosur dhe me pas eshte derguar per ne spital nga policia.