Shkel postbllokun dhe perplas per vdekje policin 29 vjec

Nje 33 vjecar ka shkelur postbllokun e policise dhe ka perplasur duke i sjelle vdekjen punonjesin e saj. Policia ndaloi Agim Hajdinin motivet ende te paqarta
Nje oficer policie ka humbur jeten pasi eshte goditur nga nje automjet ndersa kryente sherbimin ne nj pike kontrolli ne autostrade. Ngjarja e rende ka ndodhur mbremjen e djeshme ne nje pike postoblloku ne autostraden Tirane-Durres ne zonen e njohur si Qafe Kashar. Ka qene ora rreth 19.30 kur nje mjet ka ardhur me shpejtesi dhe pasi ka marre perpara sinjalistiken e vendosur koniket bashke me tabelen ndal policia ka goditur punonjesin e policise N/Komisar Pajtim Alstafa 29 vjec njoftoi policia.
Ngjarja
Alstafa ishte oficer ne Njesine per Kontrollin e Autostradave dhe pergjegjes i kesaj pike kontrolli e cila ishte vendosur ne nje ambient te ndricuar prane nje pike karburanti. Mjeti qe ka goditur punonjesin e policise ka qene me shpejtesi te madhe dhe nuk ka respektuar as shenjat e vena nga postblloku dhe as sinjalistiken. Ende jane te paqarta motivet perplasjes dhe arsyeja pse shoferi nuk ka ulur shpejtesine para postbllokut te policise.
Nderkohe mesohet qe menjehere pas perplasjes kane nderhyre sherbimet e policise qe ishin prezente ne vendngjarje duke bere te mundur bllokimin e mjetit dhe shoqerimin ne ambientet e policise te Agim Hajdinin 33 vjec nga Burreli i cili ishte edhe drejtuesi i mjetin tip BMEuml me targa Italiane BY 470 mz. Koleget e 29 vjecarit pasi i kane dhene ndihmen e pare e kane derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak ku do te merrte edhe ndihmen e nevojshme mjekesore. Megjithe nderhyrjen e shpejte te mjekeve te ketij spitali Alistafa nuk ka mundur qe ti shpetoje vdekjes per shkak te plagve te renda Nderkohe mesohet se ne ambientet e policise eshte shoqeruar edhe pasagjeri Erind Katuci 21 vjec.
Biografia
Punonjesi i policise N/Komisar Pajtim Alistafaj ka lindur me 16 qershor te vitit 1983 ne Burrel. Nga gushti i Vitit 2005 ka filluar pune si punonjes policie ne seksionin e policise kufitare e me pas ka punuar ne strukturat e policise se rendit ne detyra te ndryshme si Shef Seksioni Policise se Rendit Komandant grupi prane komisariatit nr. 1 Specialist i policise ne zone prane Komisaritit nr. 1 komandant i Stacionit te Policise prane Komisaritit nr.1 Shef i Stacionit te policise ne Qytetin studenti dhe se fundmi oficer prane Njesise per Kontrollin e Autostradave. Gjate gjithe karrieres se tij ne strukturat e policise se shtetit eshte shquar per korrektesi ne realizmin e detyrave profesionalizem te larte dhe pune me ndjenje pergjegjesie per garantimin e sigurise dhe per ti ardhur ne ndihme qytetareve.