E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE/ODIHR: Vlerësim maksimal për zgjedhjet

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit në Maqedoni kanë marrë vlerësime të shkëlqyera nga misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR. Ky vlerësim u dha të enjten në një takim midis shefit të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Julian Pil Jejts dhe Ministrit të Jashtëm, Antonio Milososki.
 

Jejts deklaroi se zgjedhjet e 5 qershorit ishin të organizuara në mënyrë të rregullt dhe në një atmosferë demokratike, si dhe në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtare.
 

Shefi i misionit vëzhgues ka shprehur mirënjohje për standardet e realizuara në mënyrë të njëjtë në tërë territorin dhe njësitë zgjedhore në vend. Sipas tij, raporti përfundimtar mbi zgjedhjet do të dorëzohet në shtator, ku do të ketë rekomandime për përmirësimin e legjislacionit në sferën e kodit zgjedhor.
 

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm, Milososki ka falënderuar zyrtarët e OSBE/ODIHR për angazhimin e tyre gjatë tërë procesit zgjedhor në Maqedoni dhe ka shprehur kënaqësinë për vlerësimet e bëra mbi zgjedhjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›