E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia e Bardhë ashpërson kritikat ndaj Izraelit

Uashington, 15 Mars NOA - Planet e Izraelit për të ndërtuar 1600 shtëpi të reja në një vendbanim hebrej në Jerusalemin lindor janë shpërqëndruese, deklaroi David Akselrod, këshilltari kryesor politik i presidentit Obama.

Akselrod, për mediat amerikane, e cilësoi vendimin si fyerje ndaj Shteteve të Bashkuara, aleatit kryesor të Izraelit.

Edhe gjatë ditës së sotme kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, e bëri të qartë se ndërtimi i vendbanimeve të reja do të vazhdojë në Jerusalemin lindor, ashtu siç ka vazhduar për 42 vite me radhë.

Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, theksoi se ndërtimet në Jerusalemin lindor rrezikojnë bisedimet mes Izraelit dhe palestinezëve. Komentet e Eshton u bën në Kajro, që është ndalesa e parë e turneut të saj në Lindjen e Mesme, raporton RFE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›