E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shtëpia e Bernarda Albës" dhe "Morsa" rrëmbejnë çmimet

Mbrëmjen e së mërkurës, më 25 nëntor Festivali Teatror i të Rinjve u shpallën njëkohësisht edhe fituesit e këtij konkursi rinor. Juria e kryesuar nga aktori i mirënjohur, Ndriçim Xhepa, ka vendosur të vlerësojë me çmimin për regjinë më të mirë shfaqjen me titull "Shtëpia e Bernarda Albës" me autor Federico Garcia Lorca. Drejtuar nga regjisorja e re, Alma Hoti Memo, kjo shfaqje është vlerësuar njëkohësisht edhe me çmimin për rolin jo protagonist më të mirë me të cilin është vlerësuar aktorja Marsela Lena. Ndërkaq, "Morsa", vepra e shkruar prej italianit "Lugi Pirandello", e cila ngjitet në skenë me regji të Najada Elmazit, ka rrëmbyer çmimin për aktoren më të mirë, e cila u shpall Klodjana Keco, si dhe çmimin skenografia më e mirë e realizuar prej Beqo Nanajt. Kanë qenë këto dy shfaqje të cilat kanë rrëmbyer katër çmimet në dispozicion të të rinjve të teatrit. Gjatë ditëve të Festivalit Teatror të të Rinjve u ngjitën në skenë gjashtë shfaqje. Veç "Shtëpia e Berndanda Albës" dhe "Morsa" publiku u njoh edhe me veprat "Norvegjia sot" e autorit Igor Bauresima, e cila erdhi nën drejtimin e Zana Krasniqit, "Parfumeria", dramë nga Haqif Mulliqi me regji të Mir Sinës, "Banorët e shkallës 5" shkruar prej Kin Dushit, e cila u përcoll nën regjinë e Sonila Ulqinakut, si dhe "Fundi i lojës" një dramë nga Samuel Beckett me regji të Elis Mataj. Sipas kalendarit të Festivalit Teatror të të Rinjve, bëhet e ditur se në datat 7 dhe 8 dhjetor do të shfaqet edhe një herë për kënaqësinë e publikut vepra fituese e këtij konkursi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›