Shtëpia e rezistencës

Imazhin e plotë të Shtëpisë së Pavarësisë, në rrugën “Naim Beka”, vazhdonte ta ruante një foto e varur në murin e dhomës së ndejës, e bërë menjëherë pas rrënimit të kësaj shtëpie nga forcat serbe.
Çdo gjë tjetër ishte mbytur nga harresa dhe kishte mbetur sall në kujtesën e njerëzve, të cilët kishin gjetur të mërkurën për ta vizituar këtë shtëpi dhe për të ndarë emocionet me pronarin e saj, Hyzri Varoshi.
Hyzriu gjithë paraditen e së mërkurës e kishte kaluar në dritare duke shikuar kolonat e veturave të veshura me flamuj shtetërorë dhe kombëtarë. Shumë lot i kishin pikuar në rrugë plakut Varoshi. Ai lotët nuk i ndalte as tek takohej me njerëzit që kishin punuar në këtë shtëpi dhe revokonin kujtimet.
Për dallim nga qeveritarët, shoqëria civile dhe një grup intelektualësh kishin zgjedhur që në dyvjetorin e Pavarësisë së Kosovës të vizitonin Shtëpinë e Pavarësisë, përkatësisht pronarin e saj, Hyzri Varoshin. Pa dyshim, Shtëpia e Pavarësisë në Ferizaj është objekti më unikat në Kosovë. Aty kishin selinë të gjitha institucionet që vepruan në formë paralele gjatë okupimit serb. Aty ishin të strehuara partitë politike, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Këshilli për Financim, Këshilli për Kulturë, shoqata “Nëna Tereze”, Shtëpia e shëndetit si dhe Universiteti, dega në Ferizaj.
Muasa Emini, nga shoqata humanitare “Nëna Tereze”, nuk mund t’i ndalte lotët tek kujtonte punën që ishte bërë në këtë shtëpi. Profesori i Shkollës së Lartë Teknike, Isak Jashari, kujtonte kohën kur dy herë radhazi i kishte vizituar aty rektori Ejup Statovci dhe ishte mahnitur me objektin ku mbaheshin ligjëratat. Lumni Salihut të KMDLNJ-së iu kujtuan qindra pantofla që qëndronin në korridorin e kësaj shtëpie, të cilat shërbenin për çdo njeri që futej brenda në këtë shtëpi të madhe. Lumnije Morina kujtonte kohën kur forcat serbe disa herë kishin intervenuar këtu dhe kishin arrestuar njerëzit, si në rastin e kremtimit të manifestimit “Flaka e Janarit”.
Ndërsa pronari i shtëpisë së rinovuar, Hivzi Varoshi, i dërrmuar nga sëmundja e sheqerit, nuk ishte në gjendje të ndërronte ndonjë fjalë. Zonja e tij, Hidajete Beqiri, falënderonte njerëzit që kishin ardhur ta përgëzonin për këtë ditë. “Për këtë ditë punuam bashkë. Ndjehem keq që ndonjërit nga ju ia kam harruar emrin. Kanë kaluar shumë vite dhe nuk jemi parë më”, u kërkonte falje të pranishmëve zonja e shtëpisë, ndërsa kujtonte si kishte shërbyer si shërbëtore në Shtëpinë e Pavarësisë, në shtëpinë e vet. “Nuk jemi shumë të shqetësuar pse nuk gëzuam ndonjë të mirë pas çlirimit, por na duket e pandershme që qeveritarët të thonë se na kanë ndihmuar. Së paku këtë mos ta bëjnë”, lutej zonja e shtëpisë. Ajo kujtonte kohën kur burri i saj kishte vendosur që shtëpinë e tij të madhe t’ia falte Kosovës dhe ta quante shtëpi të pavarësisë. “I humbëm të gjitha. Nuk na interesonte më pasuria. Hyzriu nuk besonte kurrë se do të mund ta priste këtë ditë, por edhe kurrë nuk ka dyshuar se kjo ditë do të vijë”, kujtonte zonja Varoshi.
Ardita dhjetëvjeçare, e mbesa e Hyzri Varoshit, e lindur pas çlirimit, dëgjonte rrëfimet e njerëzve që kishin mbushur shtëpinë dhe nuk kishte ide se për çka ata flisnin. “Kam parë disa foto nëpër albume dhe më kanë treguar se shtëpia jonë ka qenë si komunë, por e gjitha më duket si në ëndërr”, tregonte vogëlushja, tek mbante shikimin në një foto në mur, ku ishin krah për krah ish-presidenti Rugova dhe pronari i shtëpisë, Hyzri Varoshi.
Koordinatori i OJQ INPO, Kushtrim Palushi, i cili edhe kishte organizuar këtë takim, tha se do të bëjnë çmos që rasti i pronarit të Shtëpisë së Pavarësisë të njihet nga institucionet e Republikës së Kosovës.