Shtëpitë e dëmtuara gjatë luftës, Tirana ndihmë Mitrovicës për meremetim
Tiranë- Bashkia e Tiranës ka njoftuar se do të ndihmojë komunën e Mitrovicës në meremetimin e shtëpive të dëmtuara nga lufta e Kosovës dhe kthimin në pronat e tyre, të të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësie etnike.
Përmes një deklarate për shtyp bashkia më e madhe në vend tha se do ti bashkohet nismës së komunës së Mitrovicës Ndihmo dhe ti.
Lajmi u bë publik nga vetë zoti Lulzim Basha i cili në takim me kreun e komunës së Mitrovicës, Avni Kastratin tha se do ti propozojë Këshillit Bashkiak akordimin e një ndihme financiare për këtë qëllim.
Sipas zoti Kastrati 1023 është numri i pronaveqë kërkojnë ndërhyrje teksa deri më tani janë mbledhur 2 milionë euro fonde.
Duke nisur nga viti i ardhshëm, të gjithë komunat e Kosovës do të ndajnë 5% të buxhetit të tyre për këtë projekt,- u shpreh Kastrati.
Nga ana e tij zoti Basha tha se çdo përpjekje për të ndarë qytetin, është e papranueshme dhe nuk i shërben stabilitetit në rajon. Ndër të tjera siç njofton zyra për shtyp e bashkisë zoti Basha ka nënvizuar në takim domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit me komunën e Mitrovicës por edhe komuna të tjera shqiptare në rajon.
/IDEA/